Mavraj për protestat e 97-ës: Konceptet na u ndanë pastaj, Kurti s’ishte ithtar i konceptit të armatosur deri vonë

E publikuar: 01/10/2024 18:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Muhamet Mavaraj, në FRONTAL të T7 ka folur për organizimin e protestave studentore të vitit 1997. Duke folur edhe për kryeministrin Albin Kurti si bashkëveprimtar, Mavraj ka treguar se qysh në atë kohë ka pasur diskutime, se dikush nga ai grup i aktivistëve të asaj kohe do të bëhej kryeministër i vendit.

“Dikush nga ne do të bëhej. Ka qenë e qartë. Është menduar, është folë kapak. Unë e kam folur, jo këta”, ka thënë Mavraj teksa ka treguar për diskutimet e asaj kohe për postin e kryeministrit.

Mavraj në këtë intervistë ka thënë se më vonë kanë pasur dallime në koncepte me kryeministrin Kurti, pasi siç thotë Mavraj, Kurti s’ka qenë ithtar i konceptit të armatosur deri vonë.

“Konceptet pastaj na ndahen, pasi që ky s’ka qenë ithtar i konceptit të armatosur deri vonë. Dhe kur e ka marrë baca Adem në zyrë nuk e di a ka qenë ithtar i tij”, ka thënë Mavraj./Express/