Një rast tragjik ka ndodhur në Krushicë të Epërme të Suharekës. Një grua e moshës rreth 35-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj. Ngjarja ka ndodhur të martën.
Lajmin e ka bërë të ditur për Insajderin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Ai ka thënë se viktima fillimisht ishte dërguar në emërgjencë në Spitalin e Prizrenit, ku dehe ka ndërruar jetë.
“Me datën 01.10.2024 , pak pas orës 11:00 policia ka marr njoftimin se në fshatin Krushic e epërme të Suharekës një femër rreth 35 vjeçarr ( D. K.) në rrethana të pa njohura për momentin ishte rrezuar nga shkallet dhe ishte pa ndjenja”, tha ai.
“Viktima ështe dërguar emergjencë, në ora 11:50 policia është njoftuar se viktima kishte nderruar jetë ne Spitalin Rajonal të Prizrenit . Njesitet përgjegjëse policore kanë dal në vend ngjarje dhe janë marrur me rastin.
Ne lidhje me këtë rast, në koordinim me prokurorin kujdestar nga Departamenti për Krimeve të Rënda janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore.
Është bërë shiqimi i vendit të ngjarjes dhe dyshohet se viktima ka rënë nga ballkoni i shtëpisë në lartësi rreth 6 metra. Me urdhër të Prokurorit është inicuar rast “Hetim i vdekjes”, trupi i pa jetë i të ndjerës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, njoftoi Bytyqi.