Matoshi me pankartë për opozitën n’Kuvend: “360 milionë euro askush nuk t’i falë – Kap voto”

E publikuar: 05/10/2023 13:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, ka kërkuar nga opozita që t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Këtë e ka bërë përmes një pankarte, të cilën e mbante në duar: “360 milionë euro askush nuk t’i falë. Kap voto.”

Këtë veprim ajo e bëri si kritikë ndaj opozitës për mosvotim të Marrëveshjeve Ndërkombëtare.