Maskat natyrale për kurim të flokëve në shtëpi

E publikuar: 09/08/2017 12:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nganjëherë shamponët dhe regjeneruesit thjeshtë nuk ndihmojnë, sepse floku juaj ka nevojë për trajtim të veçantë. Në këto raste, natyra ofron më të mirën.

Maskat natyrale për flokë janë shumë të dobishme dhe kërkojnë vetëm pak kohë dhe angazhim. Gjithmonë janë më të sigurta dhe kushtojnë më pak.

Prandaj, së paku njëherë në javë, bëjani flokëve tuaj një trajtim të veçantë.

Ja disa nga to për të cilat me siguri mund të thoni që janë të efektshme dhe japin rezultate të mira.

Nëse flokët tuaja e kanë humbur shkëlqimin, janë bërë të ashpra dhe të thyeshme, atëherë mund të bëni trajtimin që ua rekomandojmë. Ju duhet vaj bajameje, ulliri, ricini dhe vaj prej trëndafilave. Përzieni nga dhjetë njësi (lugë të vogla) të vajit të bajames, ullirit dhe ricinusit, dhe vetëm një njësi vaj trëndafili.

Këtë përzierje vendoseni në flokë para se të flini, mos e lani por lëreni të veprojë gjatë natës. Mbi jastëk vendosni peshqir ose mbulojini flokët me ndonjë shall të pambuktë. Në mëngjes lani flokët me shampon neutral.

Ky trajtim mjafton të bëhet njëherë, mirëpo nëse mendoni se ia vlen të përsëritet sërish, atëherë lirshëm bëjeni. Të gjithë përbërësit janë natyrorë dhe nuk ju shkaktojnë dëm, por vetëm dobi.

Nëse i shtoni shamponit tuaj disa pika të vajit eterik ose jaseminit, do ta përforconi rrënjën e flokut dhe do të pengoni rënien e flokëve.

Nëse keni flokë me ngjyrë të çelë, shkëlqimin do ta ktheni nëse shamponit tuaj i shtoni vaj eterik të rozmarinës ose e lani me çaj të rozmarinës. (vajin eterik gjithmonë përdoreni në sasi maksimale deri në 24 pika në 1 dl të pjesës tjetër të përbërësit).

Flokët e errëta kërkojnë trajtim tjetër. Atyre do t’ua ktheni shkëlqimin me maskën e përgatitur nga dy të bardha të vesë dhe një lugë kafe të zezë. Përzieni mirë këtë kombinim dhe vendoseni në të gjithë gjatësinë e flokut. Lëreni të veprojë nga dhjetë minuta deri në gjysmë ore. Pas kësaj kohe flokët lani me shampon.

Nëse keni flokë ngjyrë gështenje, në vend të lëngut të mollës përdorni lëng boronice ose stafidhe të zezë.

Flokët do t’iforconi me këtë maskë: e verdhë e vesë, gjysmë luge të vogël rum dhe dy lugë vaj ulliri, përzieni dhe vendosni në flokë para se të flini. Lëreni këtë maskë të veprojë gjatë natës, dhe në mëngjes flokët lani me kamomil.

Në mënyrë natyrale mund edhe ta bëni ngjyrën e flokëve më të çelë nëse vendosni çaj të fortë kamomili ose lëng nga limoni i freskët, shkruan Shegaime. Efekti do të jetë edhe më i mirë nëse dilni në diell dhe lejoni që flokët t’ju thahen ngadalë. Kur të thahen krejtësisht, atëherë lani me ujë.

PËR TA RUAJTUR SHËNDETIN E FLOKËVE është me rëndësi që të konsumoni ushqimin e duhur. Sigurisht nuk keni ditur se për flokë të shëndosha është mirë të konsumoni sa më shumë ushqim, i cili përmban sasi të mjaftueshme të silicit (tërshëra, meli etj.).

Veç kësaj, është me rëndësi që të ruheni nga dielli shumë i fortë. Prandaj, para daljes në diell, siguroni një kapelë apo ndonjë lloj shalli, i cili do të pengojë veprimin e dëmshëm të rrezeve të forta mbi flokët tuaja. /Telegrafi/