Marty: Pse Hashim Thaçi nuk po m’padit për “shpifje”?!

18.01.2016 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Marty: Pse Hashim Thaçi nuk po m’padit për “shpifje”?!

Vëzhguesi zviceran Dick Marty i gëzohet progresit të proceseve zhvillimore ne Kosovë. Madje simbas tij, “Serbia, duket se asht dorëzu përballe realitetit në Kosovë dhe nëse sot jo, ajo sigurisht nesër do ta njohe pamvarësinë e saj”.

Asambleja Parlamentare e Këshillit Europian ne Strasbourg, ne sesionin special me 23 Kallnor të vitit 2014, ka debatue për raportin e Dick Marty’t, i cili pretendon se “disa pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kane abuzue me luftën, tue u marr me trafikim të armëve dhe të organeve njerëzore”.

Simbas mediave ndërkombëtare, tue iu referue raportit te senatorit të Këshillit të Europës, Dick Marty në vitin 2011, ndër tjera thuhet se, “udheheqes të naltë të ish-UÇK, të cilët tash udhëheqin politikën e Kosovës, shumë shpejt mund të përfundojnë si të kërkuem nga drejtësia ndërkombëtare. Ata dhe disa të tjerë po hetohen për likuidime, vrasje me motive politike te kundërshtarëve te tyne, mandej për krime të tjera kundër njerëzimit, trafikim organesh dhe droge, naftë dhe armësh…”.

“Kur u publikue ky raport, e kam nënvizue se duhet me u lexue me kujdes dhe fjalët duhen kuptue ashtu si janë shkrue dhe pa nënkuptime të tjera”, ka thënë Marty për “Presheva Jonë”.

Simbas tij, “me themelimin e Gjykates për krimet në Kosovë, padyshim Kosovës do t’i hapen perspektiva te reja ne rrugen e integrimeve”.

“Kjo gjykate, e cila asht ne të mire te Kosovës dhe qytetarëve te saj, nuk mendoj se do te jete kundër Kosovës apo UÇK, por abuzuesve te saj gjate dhe mbas luftës në rajon. Besoj se këtë e dinë mirëfilli edhe nji pjese e politikajve kosovare, sidomos ata me duert e papastra”, shprehet Marty. I pyetun per qendrimin e Thaçit qe hedh poshte kete raport dhe premton padi, ai thote “pse Hashim Thaçi nuk po me padite ne gjyq për “shpifje?!”.

Ai i gëzohet progresit të proceseve zhvillimore ne Kosovë. dhe simbas tij, “Serbia asht dorëzue përballe realiteti në Kosovë dhe nëse sot jo, sigurisht nesër ka me pranue pamvarësinë e saj”.

Por ai asht i shqetesuem me migracionin e qytetarëve të Kosovës. Simbas tij, Qeveria dhe institucionet tjera te Kosovës duhet me ba ma shume sidomos ne lufte kunder korrupsionit, krimit te organizuem, papunësisë, etj.

“Unë mendoj se Kosova nuk mund te këtë perspektive politike e as ekonomike, nëse ky vend i lodhun nga lufta, e sot nga emigrimet, drejtohet nga njerëz te dyshuem, te korruptuem dhe ne lidhje me krimin dhe mafian”, vijon Marty.

Akuzat janë përpilue nga amerikanët

Ne vazhdim z.Marty ka pohue se “votimi i parlamentarëve kosovare pro kësaj Gjykate Speciale dëshmon se edhe vete deputetet dhe qytetaret kërkojnë drejtësi për ata qe kane abuzue dhe kane ba krime mbi qytetaret gjate apo mbas lufte. Por, policia vendore dhe ndërkombëtare tash duhet te perqendrohet ne mbrojtjen e dëshmitarëve të gjallë, për te pase sukses ndëshkimi i atyne qe abuzuen me luftën ne Kosovë për interesa te tyne personale, ka nënvizue Dick Marty, tue përmend emnat e Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, Kadri Veselit, etj…te cilët i quen “peshq të mëdhej”.

“Asht fakt se në raport ju kam shmang emnave, por kjo asht çashtje interne. Por, e vërteta dhe sinqeriteti intelektual, respekti për popullin e Kosovës dhe familjet e viktimave kërkojnë nga ne që gjanave t’u themi nji ditë emnat. Këta emna janë emna që janë citue për shumë vjet në dokumentet që janë hartue nga forcat policore, nga shërbimet sekrete të disa vendeve, përfshi këtu edhe gazetat botnore. Unë e kam krye me Kosovën, nuk merrem ma me trafikun e organeve. Kam dorëzue raportin tim aty ku duhet dhe tash fjalën e kane te tjerët. As unë e as raporti im nuk jemi kundër UÇK, por kundër abuzuesve te luftës dhe mos harroni se hetimet dhe akuzat janë nji përmbledhje jo vetëm nga raporti im, por edhe nga Carla del Ponte dhe raportuesi amerikan, mikut të shqiptarëve, prokurorit John Clint Williamson, i cili për këto hetime ka vizitue disa here jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipninë”, ka thane Dick Marty per “Presheva jone”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së