Marrëveshjet politike mund ta përmbysin rezultatin në balotazh

E publikuar: 24/10/2017 09:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njohësi i proceseve politike në vend, Behxhet Shala, ka thënë se rezultati i zgjedhjeve lokale të së dielës ka qenë i pritshëm por, sipas tij, fituesi real do të përcaktohet pas balotazhit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se marrëveshjet politike ndërmjet subjekteve politike mund ta përmbysin rezultatin në balotazh kjo, pastaj tij, mund të prodhojë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në vend.

Në këtë intervistë Shala ka komentuar edhe rezultatin e partive në këto zgjedhje.

Ai ka theksuar se aktualisht LDK-ja ka marrë më së shumti vota, kurse PDK-ja mund të llogaritet fituese nëse i fiton zgjedhjet në Prizren, Mitrovicë dhe Ferizaj, ndërsa për Lëvizjen Vetëvendosje thotë se Prishtina është jetike.

Shala ka thënë se AAK-ja nuk është ndarë keq, kurse Nisma nuk ka mundur të bëjë më shumë, ndërkaq AKR-ja thotë se ka befasuar në Mitrovicë dhe në Prishtinë.