Ekonomi

Marrëveshja e CEFTA-s, dëmtoi Kosovën

29.03.2016 20:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Marrëveshja për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), anëtare e së cilës është edhe Kosova që nga viti 2007, po vlerësohet nga njohës të kësaj fushe, se në të shumtën e rasteve dëmtoi ekonominë e Kosovës.

Anëtarësimi në këtë mekanizëm, po konsiderohet të jetë bërë në kohë jo të duhur.

Marrëveshja për Tregti të Lirë, CEFTA, është një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ish ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tregon për përftimet dhe efektet negative që Kosova pati nga kjo marrëveshje.

“Fillimisht në kohën kur është bërë CEFTA, Kosova nuk ka qenë e gatshme të hyjë në këtë marrëveshje. Kosova ka qenë i vetmi vend në regjion i cili ka liberalizuar plotësisht tregtinë e vet. Kjo na ka dëmtuar tek industritë e reja, tek bujqësia dhe tek sektorë tjerë. Këtyre industrive nuk iu ka dhënë një periudhë transitore gjatë së cilës do të ngritnin cilësinë në mënyrë që më pas të jenë konkurrente me shtetet tjera”, thekson Nikaj.

Derisa, si efekte pozitive që Kosova ka pasur nga kjo marrëveshje për tregti të Lirë, sipas Nikajt, është se në disa raste, iu ka mundësuar prodhuesve vendor të eksportojnë në vendet e rajonit, duke rritur kështu nivelin e eksportit.

“Institucionet e Kosovës me anë të marrëveshjes CEFTA, janë bërë gati për marrëveshje të tjera të reja. Qëllimi i Bashkimit Evropian ka qenë që përmes kësaj marrëveshjeje të nxisë vendet e Ballkanit për bashkëpunim tregtar, që më pas të përgatiten për integrim evropian”, ka thënë Nikaj.

Megjithatë, Nikaj thotë se shumica e shteteve anëtare të CEFTA-s, jo domosdoshmërisht kanë respektuar këtë marrëveshje, gjë e cila kishte detyruar Kosovën të merr masa reciprociteti në disa raste.

Kosova, sipas përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës është një ndër vendet e pakta që ka zbatuar në përpikëri Marrëveshjen për Tregti të Lirë CEFTA, derisa shtetet tjera anëtare të këtij mekanizimi, në shumë raste kishin shkelur këtë marrëveshje.

Shtetet si Serbia, Maqedonia dhe në disa raste edhe Shqipëria, si anëtare të CEFTA-s, në vazhdimësi i kanë vendosur barriera tregtare Kosovës.

Sytrime Dervisholli, drejtoreshë në Departamentin për Tregti në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, tregon për Radion Evropa e Lirë, se barrierat tregtare që i janë vendosur Kosovës nga këto vende, çdo herë kanë qenë në kundërshtim me CEFTA-n.

“Kosova mund të them që është një ndër vendet e pakta ose i vetmi vend që e ka respektuar në tërësi marrëveshjen CEFTA, përderisa nga përvojat e kaluara e dimë se disa shtete ku kanë aplikuar barriera të paarsyeshme tregtare. Në disa raste në formë të dialogut kemi arritur të zgjidhim, por vetëm me Serbinë ku ende vazhdojnë sfidat e ndryshme, ku së fundi kemi edhe rastin e masës së reciprocitetit ndaj Serbisë te vendosur nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë”, thotë Dërvisholli.

Autoritetet e Kosovës kanë venduar masa reciproke kundër Serbisë në fushën e transportit të naftës dhe gazit javën e kaluar. Një vendim i tillë ishte marrë pasi që Serbia kishte refuzuar të njohë certifikatat e shoferëve dhe automjeteve kosovare që bartin materie të rrezikshme.

Sytrime Dervisholli, tregon se nga vendosja e këtyre barrierave dhe mos respektimi i Marrëveshjes CEFTA, kishin pësuar bizneset e Kosovës.

“Ka pasur një efekt jo të mirë tek bizneset tona, duke rritur së pari shpenzimet dhe koston e transportit dhe pamundësisë së eksportimit të produkteve kosovare përmes formave të rregullta të të bërit biznes apo të tregtimit”.

“Konsideroj se kanë dëmtuar në një masë bizneset tona, por që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është mundur që përmes mekanizmave të saj t’i zgjedh këto sfida apo barriera tregtare”, ka shtuar Dërvisholli, transmeton rel.

Në vitin 2011, si masë reciprociteti autoritetet kosovare patën bllokuar produktet e Serbisë, pasi që kjo e fundit në vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për tri vjet radhazi, nuk i kishte lejuar produktet kosovare të hyjnë në tregun e saj.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente