Marotta: Buffon më i miri, po kërkojmë pasuesin e tij

E publikuar: 03/10/2016 12:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Beppe Marotta rrëfen planet e Juventusit për të ardhmen. Fitorja kundër Empolit në fundjavë i dha mundësitë Juventusit të shkëputej me 4 pikë nga Napoli ndjekës në klasifikimin e Serisë A. Kampionët e Italisë duket se tashmë janë mësuar me të tilla situata, duke patur parasysh se në pesë vitet e fundit në Seria A është “Zonja e Vjetër” ajo që po bën ligjin. Për të tashmen dhe për të ardhmen është drejtori sportiv i Juventusit ai që jep pak a shumë një ide mbi planet që ka skuadra dhe pa dyshim që merkato është një sektor ku bardhezinjtë nuk dëshirojnë të qëndrojnë pasivë. Objektivi i parë mbetet porta, me Gianluiggi Buffon që ndodhet afër lamtumirës.

“Gigi është një portier i jashtëzakonshëm ai ka mbrojtur për shumë vite portën e Juventusit. Është numri një absolut dhe të gjesh një zëvendësues që t’i afrohet nivelit të tij është një mision disi i vështirë. Sidoqoftë ne të tregohemi shumë të kujdesshëm, në mënyrë që trashëgimtari i tij, të jetë një garanci më shumë për skuadrën.”

Gjatë merkatos verore, Juventusi ishte protagonist absolut përsa i përket transferimeve. Madje, si rallë herë në historinë e këtij klubi, u realizua dhe një nga blerjet më të bujshmë, ajo e Gonzalo Higuain, për shumën e 90 milionë Euro. Për tu pasuar më pas, me futbollistë si Dani Alves, Pjanic, Pjaca, apo dhe Cuadrado. Do të ishte realizuar dhe një blerje e fundit. Axel Ëitsel pritej të merrte në skuadër vendin e lënë bosh nga Paul Pogba por kur gjithcka dukej e mbyllur drejtuesit e Zenti St.Petersburg, penguan transferimin e tij.

“Është e vertetë që në ishim shumë pranë transferimit të Alex Ëitsel dhe vetë lojtari dëshironte shumë të vishte fanellën e Juventusit. Në fund nuk ndodhi kështu, sidoqoftë në Janar në do të hymë sërish në bisedime me drejtuesit e Zenit dhe shpresojmë që tratativat të mbyllen e sukses.”

Ardhja e talenteve të reja është berë modë në rradhët e Juventusit. Nisur nga kjo mesfushori i Boca Juniors, Rodrigo Bentacur me shumë gjasa vitin e ardhshëm do të transferohet në Torino. Përsa i përket zërave për një rikthim të mundshëm, të sulmuesit Alvaro Morata, Beppe Marotta nuk është shumë optimist.