Mark Carney fiton garën brenda Partisë Liberale në Kanada, do të jetë Kryeministër i ri i këtij vendi

E publikuar: 10/03/2025 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-shefi i Bankës Qendrore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë, Mark Carney, fiton garën për lidershipin liberal.

Ai do të pasojë Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë dhe lider i Partisë Liberale.

BBC ka publikuar rezultatet e plota, transmeton Gazeta Express.

Mark Carney – 131,674 vota të barabarta me 85.9% të votave

Chrystia Freeland – 11,134 vota të barabarta me 8% të votave

Karina Gould – 4785 vota të barabarta me 3.2% të votave

Frank Baylis – 4038 vota të barabarta me 3% të votave