Mancini: Sezon negativ, dëshiroja Championsin

27.04.2015 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

6 pikë ndaj Udineses në transfertë dhe Chievos në shtëpi. Interi ka nevojë për dy fitore në dy takimet e radhës atë përballë friulanëve që do të zhvillohet këtë të Martë dhe kundër veronezëve të Dielën në San Siro në mënyrë që të shpresojë ende te një kualifikim i mundshëm në Europa League.Por edhe pse zikaltërit pas 7 pikëve të grumbulluara në tre ndeshjet e fundit kanë shanse reale të luajnë në Europë sezonin e ardhshëm, Roberto Mancini nuk e fsheh mërzinë që skuadra e tij nuk ka mundësi të luftojë për një vend Champions League.

“Jemi përmirësuar, dhe prej pak kohësh kemi marrë formën e një skuadre, e them këtë sepse skuadër quhesh atëherë kurr arrin të fitosh duke zhvilluar një lojë bukur dhe në të njëjtën kohë duke bërë edhe ndryshime në formacion. Por edhe pas këtyre ndeshjeve mendimi im për sezonin mbetet negativ. Unë dëshiroja që Interi të pozicionohej mes tre skuadrave të para të Serisë A, por aktualisht jemi në garë vetëm për një vend në Europa League por edhe ky objektiv nuk varet nga ne. Udinese? Tre pikët për ne në këtë ndeshje nuk janë edhe aq të sigurta. Për të fituar duhet të bëjmë një paraqitje më shumë sesa pozitive, pasi Udinese është një skuadër në rritje. Ka mundur Milanin dhe drejtohet nga një trajner që e njeh shumë mirë Interin”.

Një mendim i Mancinit më pas shkoi për dy mesfushorët Hernanes dhe Kovacic që sipas të gjithëve ishin celësi i suksesit në fitoren ndaj Romës.

“Kovacic ndaj verdhekuqëve hyri mirë në ndeshje. Sjellja e tij në fushë ishte ajo e duhura. Ju gazetarët më pyesni shpesh se a mund të shndërrohet Mateo në Pirlon e ri në një të ardhme të afërt. Mundësitë i ka por rruga që duhet të ndjekë është shumë e gjatë. Hernanes? Aktualisht meriton të luajë, pozicioni mbas dy sulmuesve është ai perfekti për të dhe po paraqitet mirë”.

Paulo Dybala është një nga objektivat e ardhshëm në merkato për Interin. Të Dielën Mancini ishte i pranishëm në stadiumin Tardini në sfidën mes Parmës dhe Palermos për të ndjekur pikërisht talentin argjentinas por jo vetëm.

“Pashë nga afër Dybalan por jo vetëm atë. Te Palermo ndoqa edhe sulmuesin tjetër Franco Vazquez. Dua të them që më pëlqeu edhe Muari i Parmës”.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Zhegrova asiston në fitoren e Juventusit, “Zonja e Vjetër” e shkatërron Venezian

Zhegrova asiston në fitoren e Juventusit, “Zonja e Vjetër” e shkatërron Venezian

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Milani synon transferimin e Bruno Fernandesit si lojtar të lirë

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

Lara Colturi shkruan historinë, Haradinaj: Krenaria e gjithë shqiptarëve!

Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Irlanda, është edhe me një lojtar më pak

Kosova po mposhtet pas pjesës së parë nga Irlanda, është edhe me një lojtar më pak

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Kosova “vetëm” barazim ndaj Izraelit

Rama: Qeveria po rrezikon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, alarmi për humbjen e tyre është serioz

Rama: Qeveria po rrezikon Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, alarmi për humbjen e tyre është serioz

Problemi nuk është te Ministria e Financave, por te Komuna

Problemi nuk është te Ministria e Financave, por te Komuna

Kurti kërkon koordinim dhe planifikim të përbashkët për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Kurti kërkon koordinim dhe planifikim të përbashkët për organizimin e Lojërave Mesdhetare

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Gjilani mposht bindshëm Drenicën, fiton pas tri vitesh në shtëpi ndaj këtij kundërshtari

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova e “lëshon” fitoren nga duart ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Kosova synon triumfin ndaj Austrisë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Muriqi: Fitoren ua dedikojmë ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

Vedat Muriqi shënon, Kosova në epërsi ndaj Irlandës

“Unitet, Çlirim, Krenari” – mesazh i fortë i “Dardanëve” në “Fadil Vokrri”

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe

Tifozët Kuq e Zi i bashkohen “Marshit për Liri”: Çlirimtarët do të kthehen në atdhe