Manchester United 2-1 Leicester, notat e lojtarëve: Pogba dominon, Mata dhe Shaw e ndihmojnë

E publikuar: 10/08/2018 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Manchester United e ka nisur me fitore kampionatin e ri duke e mposhtur Leicesterin 2-1.

Paul Pogba dhe Luke Shaë i shënuan golat për United, ndrysa në fund rrjetën e gjeti Jamie Vardy.

Pikërisht francezi është lojtari më i votuar i kësaj ndeshje me (8.4).

Përveç që shënoi gol, ai dominoi edhe mesfushën gjatë gjithë ndeshjes, me pasime dhe driblime.

Pas tij vijnë Luke Shaw (7.9) dhe Juan Mata (7.5), ndërsa lojtari më notën më të dobët te United ishte transferimi më i shtrenjtë i tyre Fred.

Te Leicester nota kaluese marrin vetëm Gray (7.3) dhe Pereira (7.0).

Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Daniel Amartey i Leicester me 5.8. /Telegrafi/