Man City dhe Chelsea rivalizojnë Real Madridin për Eriksenin

E publikuar: 17/01/2019 08:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Tottenham Hotspur, Christian Eriksen pëlqehet shumë nga dy skuadrat rivale angleze, Manchester City dhe Chelsea.

Eriksen ka edhe një vit e gjysmë kontratë me klubin londinez, Tottenhamin dhe palët janë afër marrëveshjes së rinovimit.

Situata e krijuar e mesfushorit danez ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të vihen pas tij.

Gjiganti spanjoll, Real Madridi llogaritet si favorit për të transferuar 26-vjeçarin në Santiago Bernabeu, por tani ka konkurrencë të fortë.

Eriksen është njëri nga mesfushorët me të mirë në botë momentalisht (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester City dhe Chelsea janë të etura për të mbajtur mesfushorin danez në Ligën Premier.

Sipas gazetës spanjolle AS, City dhe Chelsea e kanë sinjalizuar interesimin e tyre për të nënshkruar me lojtarin e Tottenhami.

Edhe një burim i gazetës AS ka zbuluar interesimin e shumë skuadrave për Eriksenin.

“Është e vështirë të përmendim vetëm një klub të veçantë të nivelit të lartë, të cilët mbajnë sytë ngushtë tek ai … sepse ka skuadra nga Anglia, Spanja, Italia dhe Gjermania”, ka thënë burimi i gazetës AS. /Telegrafi/