Spitali Amerikan në Kosovë!. Emër i madh që e shtynë secilin qytetar që i ka pak para në gjep t’i drejtohet kur është i detyruar për të marrë ndihmë mjekësore. Por përkundër emrit të madh, qytetarët po largohen të zhgënjyer nga aty si pasojë e papërgjegjësisë që ka stafi mjekësor dhe teknik i këtij spitali, transmeton INFOKUSI.
Vetëm brenda kësaj jave, dy raste të tilla qytetarët i kanë paraqitur të portali INFOKUSI. Ata kanë treguar si i janë drejtuar këtij spitali pikërisht duke u nisur nga emri dhe me shpresë që nuk do të maltretohëshin sikur në institucionet publike shëndetësore, por nga aty kanë dalë edhe më të zhgënjyer.
Njeri rast është i freskët, ka ndodhur sot në mëngjes ku pacienti pasi ka duruar dhimbje të mëdha gjatë gjithë natës i është drejtuar Spitalit Amerikan në Prishtinë duke besuar së aty do të trajtohet pa pritur me orë të ëera.
Por, siç tregon A. K., pritja ishte më e gjatë sesa të shkonte kudo tjetër dhe për më keq, pa pikë përgjegjësie në fund nuk i kanë ofruar trajtim fare.
“Me kanë lenë të pres në korridor mbi 45 minuta. Me thanë prit vetëm pak dhe pse i tregova se kam dhimbje të tmerrshme. Në fund dolën me thanë shko sepse nuk ka mjek për të trajtuar. Hajde në ora 14:00. Ky është turp. Vetëm këtë nuk e prisja nga ky spital. Është turp që një klinik private që ka çmimet astronomike për shërbime mjekësore ta trajtojë një pacient në këtë mënyrë”, ka thënë për portalin INFOKUSI personi me inicialet A. K, i cili kërkoj që mos t’i publikohet emri.
Rastin në fjalë e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e Spitalit Amerikan, por ata janë arsyetuar se nuk kanë mundur t’ia ofrojnë këtë ndihmë pacientit pasi ishin mjeket e zënë.
I kontaktuar nga portali INFOKUSI, për rastin në fjalë është përgjigjur Redi Mjeshtri i cili tha së është përfaqësues për marketing dhe komunikim me media në Spitalit Amerikan.
Ai tha se është njoftuar për rastin e pacientit A.K., dhe është e vërtetë ajo që ka deklaruar por sipas tij në atë kohë sa ka ardhur pacienti aty të gjithë mjekët kanë qenë në sallë të operacionit dhe nuk ka pasur mundësi t’i ofrohet tretmani.
“Pacienti në fjalë ka ardhur në spital për vizite me ortopedim. Ortopedët kanë qenë në sallë. Pacienti në këto raste duhet të pres sepse është rast poliklinik. Ndodhë në çdo spital në botë. I është komunikuar pacientit se duhet të paraqitet në ora 16:00”, ka thënë Mjeshtri.
Rasti i dytë tregon jo vetëm anën e papërgjegjësisë, por edhe anën jonjerëzore për shkak se nuk kanë treguar ndjeshmëri as ndaj një bebe 2 vjeçare. Njëjtë sikur edhe në rastin e parë, i është kërkuar që të pritet në korridor dhe më pas i kanë thënë që nuk mund ta trajtojnë.
Prindi i pacientit, këtë rast bebes dy vjeçare ka treguar rastin duke kërkuar po ashtu mos t’i publikohet emri për shkak të pozitës së tij që mbanë në një institucion publik.
Ai ka thënë se para se të shkonte në Spitalin Amerikan ka telefonuar dhe e ka marrë konfirmimin që ta dërgojë, por kur ka shkuar aty ka pritur disa orë dhe në fund i është sugjeruar që të shkojë në ndonjë shtëpi të shëndetit ose të pres deri në ora 09:00 të mëngjesit sepse nuk ka mjek.
“Pas dehidrimit të shkaktuar nga diarrea, djalit tim 2 vjeçar i nevojitej dhënia e një infuzioni. Ndërsa mjeku kujdestar më tha se për këtë do të duhej të priste në ora 09:00 të mëngjesit. Pra nga ora 04:00 e pas mesnatës ma la djalin në atë gjendje, kjo për shkak të mungesës së stafit përkatës. Nëse një shërbim kaq të thjeshtë nuk mund ta ofroj ky spital, atëherë çfarë mund të prisni nga ai për trajtimin e sëmundjeve të rënda?. Kjo është e turpshme nga ana e tyre”, ka thënë prindi i pacientit.
Ai më tej ka shtuar se tashmë është bërë praktikë që spitaleve private në Kosovë t’i vishen emra glamuroz si: “Spitali Turk”, “Spitali Gjerman”, “Spitali Amerikan” etj.
Por, siç thotë ai, pavarësisht tendencës së tyre për të krijuar përshtypjen e spitaleve perëndimore përmes imazheve, ato në përmbajtje nuk dallojnë nga institucionet tjera shëndetësore në Kosovë.
“Nga to dallon deri diku vetëm enterieri, por jo edhe stafi dhe shërbimet. I tërë stafi profesional, me ndonjë përjashtim, është i njëjti i cili shërben në Qendrën Klinike Universitare”.