Komuna e Malishevës apo një ndër komunat ku NISMA për Kosovën kishte sigurinë më të madhe për ta fituar duket se do të hyjë në balotazh.
Sipas rezultateve të tanishme të KQZ-së, ku theksohet të jenë numëruar mbi 93 përqind e votave, NISMA dhe PDK, do të shkojë në balotazh, transmeton Indeksonline.
Kandidati i NISMA-s, Ragim Begaj theksohet të ketë marrë 8 mijë e 307 vota apo 40.67 përqind të votave kurse kandidati i PDK-së, Mursel Gashi ka arritur të marrë 5 mijë e 568 vota apo 27.26%.