Atletico Madrid është skuadra e parë gjysmëfinaliste në Champions League, duke eliminuar kampionët e Anglisë, Leicester.
Spanjollët fituan në ndeshjen e parë 1-0, ndërsa në atë të kthimit barazuan 1-1 duke prerë biletën për në gjysmëfinale.
Atletico Madrid kaloi e para në avantazh me anë të Niguez, duke bërë që Leicester-it t’i nevojiteshin 3 gola për të kaluar më tej. Megjithatë kampionët e Anglisë shënuan vetëm një gol me anë të Vardy-it, duke u eliminuar.
Ndërkohë në superndeshjen Real Madrid-Bayern kualifikimi do të vendoset në 30 minutat e shtesës pasi koha e rregullt është mbyllur me fitoren 1-2 të Bayren, e njëjti me fitoren e Realit në Allianz Arena. Bayern-i po luan me një lojtar më pak pas daljes me kartonin e kuq të Vidal.