LVV ka shumë punë për me ardhë në vete

E publikuar: 06/05/2025 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan: Shenoll Muharremi

Kur i lexon reagimet e deputetëve të LVV-së pas refuzimit… e kupton pse LDK nuk ka gabu me përgjegjën e tyre.
Qysh more me fol me aq urrejtje, me aq ndasi? A jeni shkollu e specializu në ndasi shoqërore, a çka?

LVV ka shumë punë për me ardhë në vete. Gjithë këto polarizime, urrejtje, përçarje, lincime.. nuk janë të shëndosha as për ata që i përdorin… po edhe krejt këto nuk zhduken brenda natës, po kërkojnë punë. Kohë.

Sa më herët që ia nisni me i largu këto sjellje e qasje, aq më mirë. Ju nuk keni me shku duke u rritë, por duke u tkurrë. Mos pyesni nesër pse nuk po do askush me bo partneritet me ju. Pikërisht për shkak të qasjes dhe gjuhës që keni përdorë, edhe para, edhe gjatë edh pas zgjedhjeve.

Sa më herët që reflektoni dhe ndryshoni qëndrimin dhe qasjen, aq më mirë për ju. Përndryshe, sa për mua, vazhdoni sa të doni kështu.