Komuna e Gjilanit merr vendim të ndajë 100 euro për nënat lehona për vitin 2026

E publikuar: 27/04/2026 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KKomuna e Gjilanit ka vendosur të mbështesë financiarisht nënat lehona për fëmijët e lindur gjatë vitit 2026 me nga 100 euro.

Me këtë rast Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, me vendim të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka hapur thirrjen publike për subvencionimin e lehonave për vitin 2026, thuhet në njoftimin e komunës.

“Aplikimi bëhet në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, ndërsa dokumentacioni i nevojshëm është përcaktuar në vendimin sipas shpalljes publike. Kjo po bëhet me qëllim të mbështetjes së nënave lehona me nga 100 euro për çdo lindje të fëmijëve për vitin 2026”, ka thënë Kadriu.