Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, kanë nënshkruar Letrën e Implementimit përmes së cilës sigurohet financimi i përbashkët i ndërtimit të çerdhes në lagjen “Dardania”, projekt ky i kushtueshëm mbi 500 mijë dollarë, ku USAID kontribuon me 200 mijë, ndërkaq Komuna me mbi 300 mijë dollarë.
“Është kënaqësi që sot në Gjilan kam ardhur për një eveniment të rëndësishëm. Ne deri më tani kemi punaur në shumë projekte me Komunën e Gjilanit, mirëpo ky projekt në të cilin po e fillojmë sot është unik dhe i veçantë për arsye se USAID për herë të parë punon në një Komunë në mënyrë të drejtpërdrejt në Kosovë. Ky projekt, të cilin do ta bashkëfinancojë USAID me Komunën e Gjilanit, do të ndërtoj një objekt parashkollorë në lagjen “Dardania”, ka thënë drejtori i USAID-it, James Hope, pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Ai tha se arsyeja pse është zgjedhur Gjilani është për shkak se ka një një lidership të mirë dhe ka një përkushtim të fuqishëm në ofrimin e shërbimeve të mira ndaj qytetarëve.
“Për të patur një projekt të tillë me një Komunë, është një parakusht i domosdoshëm, që është një lidership i mirë, gjithashtu edhe transparenca dhe llogaridhënia. Kjo është pikërisht edhe arsyeja pse jemi sot në Gjilan sepse ka një lidership të mirë dhe ka një përkushtim të fuqishëm në ofrimin e shërbimeve të mira ndaj qytetarëve, por gjithashtu edhe një përkushtim ndaj transparencës dhe llogaridhënies”, ka thënë Hope.
Ndërkaq, në fjalën e tij, kryetari Haziri e ka falënderuar drejtorin e USAID-it për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje shumë të nevojshme të ndërtimit të kësaj çerdheje.
“E falënderoj z. Hope për ardhjen sot në Gjilan dhe nënshkrimin e programit “Qeveria-Qeverisë”, i cili nënkupton që mjetet e taksapaguesve amerikan drejtpërdrejt hyjnë në buxhetin e Komunës së Gjilanit dhe ndahet vizioni dhe buxheti për një investim të përbashkët në Komunën tonë. Projekti për ndërtimin e çerdhes në lagjen “Dardania” është për 15 mijë banorë dhe përfundimisht kemi arritur ta mbështesin propozimin e Drejtorisë së Arsimit dhe të prindërve të kësaj lagjeje që të kompletohet infrastruktura për institucionet parashkollore. Ky investim e plotëson nevojen arsimore për këtë pjesë të qytetit dhe përfundimisht, partneriteti i Komunës së Gjilanit dhe USAID-it Kosovë dhe tash i qeverisë amerikane, është tregues i qartë i përkushtimit tonë që të punojmë në partneritet për jetë më të mirë të qytetarëve”, është shprehur Haziri.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje për financimin e çerdhes në “Dardani”, kryetari Haziri tha se USAID ka vlerësuar llogaridhënien, transparencën dhe disiplinën buxhetore të Komunës së Gjilanit.
“Kërkesa ime e vazhdueshme si i zgjedhur i qytetarëve ka qenë gjithmonë që llogaridhënia, transparenca dhe disiplina buxhetore janë kritere të padiskutueshme në kryerjen e detyrave në komunën tonë dhe kjo sot po vlerësohet jashtëzakonisht shumë nga një mison siç është USAID dhe po ofrohet një mbështetje financiare jashtëzakonisht me vlerë, e që Gjilanin e bënë histori të misionit të USAID në Kosovë, duke qenë komuna e parë e cila përfiton në këtë projekt “Qeveria-Qeverisë. Dështiroj ta falënderoj drejtorin e UDAID-it dhe mikun e Gjilanit, James Hope, për realizimin e këtij projekti dhe projektet tjera”, tha kryetari Haziri.
Ndërtesa e re parashkollore do të ofrojë një mjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm për 120 fëmijë të moshës parashkollore të ndarë në dy nën-grupe të moshave: 45 fëmijë të moshës nga gjashtë muaj e deri në tre vjeç dhe 75 fëmijë që janë në mes të moshave tre dhe pesë vjeç.
USAID nënshkruan marrëveshjen për ndërtimin e çerdhes në Gjilan, e kushtueshme mbi 500 mijë dollarë
NGA KATEGORIA