Akuzave të PDK-së se Lutfi Haziri po bënë spastrime politike ky i fundit u është përgjigjur tepër shkurt ”Dorëheqja e Bajram Isufit është akt personal dhe sa më përket mua ai nesër le të kthehet në detyrën e tij. Vetëm dega e PDK-së në Gjilan dorëheqjet i kualifikon si spastrime politike” ka komentuar Haziri për rajonipress.
Lutfi Haziri me shumë qetësi i ka pranuar akuzat e PDK-së gjatë ditës së sotme se ai po bënë spastrime politike në vend se të merret me riformatimin e paralajmëruar.
Haziri për rajonipress tha se vetëm dega e PDK-së në Gjilan dorëheqjet i kualifikon si spastrim.”Më vjen keq prej këtij grup shkruesi deklaratash dhe besoj shumë që kryesia e PDK-së në Gjilan duhet të tregon se kush është prapa kësaj deklarate. Dorëheqja e Bajram Isufit nga pozita e drejtorit ekzekutiv në “Eco – Higjiena” është akt personal dhe sa i përket anës sime a`i mundet qysh nesër të kthehet në detyrën e e tij” tha Haziri./rajonipress/