Lunacek: Mirëpres nismën për daljen nga kriza të dy përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës (VIDEO)

08.12.2015 23:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lunacek: Mirëpres nismën për daljen nga kriza të dy përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës (VIDEO)

Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian diskutoi mbi projektrezolutat për Kosovën dhe Serbinë, pas publikimit të raporteve të progresit nga Komisioni.

Teksti për Kosovën, përpiluar nga zëvendëspresidentja Ulrike Lunaçek, vëren vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të ngrirë përkohësisht aktet ligjore të Asociacionit të komunave serbe dhe bën thirrje ndaj forcave politike, që të shfrytëzojnë këtë pezullim për dialogun parlamentar dhe për të vepruar me konstruktivitet në interes të vendit.

Ulrike Lunacek: Në raport theksoj se, çdo akt dhune përmes gazit lotsjellës, sprajtit djegës, apo hedhjes së vezëve brenda Kuvendit është tërësisht i papranueshëm. Mirëpres nismën për daljen nga kriza të dy përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës. Kosova është i vetmi vend në Europë, ku qytetarët nuk përfitojnë nga lëvizja e lirë në “Schengen”, ndaj shpresoj – por nuk jam e sigurtë, – që javën tjetër Komisioni Europian të rekomandojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës ndaj Këshillit.

Përfaqësuesja e Komisionit nuk dha siguri për një rekomandim të tillë, me justifikimin se mbeten edhe 9 kritere të paplotësuara nga vendi për udhërrëfyesin e vizave. Por, ajo shprehu gatishmërinë e ekzekutivit europian për të propozuar, në mes të dhjetorit, çeljen e negociatave të anëtarësimit me Serbinë për disa kapituj.

Fillimisht do të nisin bisedimet për kapitujt 32 e 35, që kanë të bëjnë përkatësisht me kontrollin e financave publike dhe marrëdhëniet me Kosovën, ndërsa për kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me drejtësinë, sigurinë dhe të drejtat themelore, KE propozon “brenda 6-mujorit të parë të 2016-s”.

“Beogradi feston pas një jave”, u shpreh i kënaqur me komentet e Komisionit, raportuesi për Serbinë, David McAllister.

Diskutimet për Kosovën në Komitetin e Jashtëm zgjatën sa 1/4-ta e debatit mbi Serbinë, megjithëse të dy vendet njohin sfida të ngjashme për “normalizimin e marrëdhënieve”, për luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, për pavarësinë e medias, të gjyqësorit dhe të administratës publike, mbi papunësinë, mbi reformat ekonomiko-sociale dhe në respektimin e të drejtave themelore, sidomos për minoritetet dhe grupet vulnerabël të shoqërisë.

E veçanta për Serbinë qëndron te rekomandimi pozitiv i Komisionit, ndërkohë që Kosova nuk ka ende një kod telefonik dhe duhet të rehabilitojë të gjithë sistemin e energjisë elektrike. Në rastin e Beogradit përmendet përballja me refugjatët, kurse për Prishtinën fluksi i azilkërkuesve.

Ivo Vajgl, eurodeputet slloven, liberal: Vendi me perspektivë europiane është kampion për emigracionin e njerëzve, që kërkojnë azil në Europën Perëndimore. Në anën tjetër, autoritetet serbe e ekzagjerojnë me ndjeshmëritë e tyre për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, e mendoj se ishte e panevojshme.

Raportuesja për Kosovën kritikoi përçarjen e BE-së gjatë votimit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe përsëriti thirrjen për njohjen e pavarësisë nga  5 vendet anëtare të BE-së, ndërsa kujtoi se, për të hyrë në fuqi, MSA-ja mbetet ende për t’u ratifikuar nga Parlamenti Europian./TCH/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

TË FUNDIT