Lumir Abdixhiku lidhur me skandalin “Panama Papers”: Në pritje të emrave të parë nga vendi ynë

E publikuar: 04/04/2016 15:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lumir Abdixhiku ka shkruar një status në llogarinë e tij, ku sqaron skandalin “Panama Papers” që sot tronditi botën me zbulimin e shumë emrave që janë përfshirë në manipulime financiare, transmeton Infosot.

Ja shkrimi i tij i plotë

“Panama Papers” është skandali më i madh financiar i bërë publik ndonjëherë. Rreth 2.6 Terabajt dokumente (Wikileaks i ka pasur vetëm 1.7 gigabajt) po procesohen nga agjencitë më me nam nëpër botë; nga Suddeutsche Zeitung, The Guardian, BBC, WDR, Le Monde, El Confidencial, La Nacion, NDR – e të tjera plot. Mbi 100 media me 400 gazetarë nga 80 shtete, janë vënë në bashkëpunim për të publikuar mbi 12 milionë dokumente me fakte për manipulime financiare enorme.
Mashtrimet e para publike përfshijnë emra nga Vladimir Putin tek kryeministri i Islandës, nga presidenti i Ukrainës deri tek regjimet e Lindjes; nga zyrtarët e FIFA-s deri tek Lionel Messi e Michel Platini. Bota nga mëngjesi po vlon.
Në pritje të emrave të parë nga vendi ynë.