Kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi, gjatë “Javës për të drejtat e viktimat të krimit”të organizuar nën patronazhin e tij, u zotua se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që kjo kategori e njerëzve të trajtohet me respekt dhe dinjitet.
“Të drejtat e viktimave janë të garantuara me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, dhe si të tilla duhet mbrojtur nga shteti. Dua t’i siguroj të gjithë që do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme që këto viktima të trajtohen me respekt dhe dinjitet”,Klan Kosova.
“Viktimat duhet të trajtohen sipas standardeve më të larta për të drejtat e njeriut. Viktimat e krimit janë një kategori e cila duhet të ketë mbrojtje”.
“Pres nga prokurorët e shtetit që me përkushtim t’i shërbejnë viktimave të krimit, duhet të rrisni komunikimin me viktimat e krimit sepse mund të bëhen pjesë e rëndësishme e punës suaj. Të gjithë ne duhet të angazhohemi më shumë në zbulimin e veprave penale si dhe në mbrojtjen e viktimave të krimit”.