Luizi dhe Kiara zyrtarisht kurorëzojnë martesën – Celebrimi pas mesnatës nga Erion Veliaj

E publikuar: 07/05/2023 01:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luizi mbrëmjen e sotme kurorëzoi dashurinë me Kiarën.Ceremonia është organizuar në tarracën e Bashkisë së Tiranës.

Çifti janë kurorëzuar nga Erion Veliaj.

Kiara është shfaqur me një fustan madhështor nusërie. I ati e shoqëronte deri në momentin që e dorëzoi tek dhëndri.

Në ceremoninë martesore që kaq shumë pritej nga çifti, por edhe nga shumica e shqiptarëve, morën pjesë dhjetra miq, të afërm dhe familjarë të Luizit dhe Kiarës.

Kiara pranoi të jetë bashkëshortja e Luizit dhe që të marrë mbiemrin e tij Ejlli.

Luizi u shpreh se ai pranon ta ndajë jetën me Kiarën deri në vdekje. Puthja magjike mes çiftit u duartokit nga të ftuarit.