Luiz Ejlli shpallet fituesi i edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania

E publikuar: 07/05/2023 01:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luizi u shpall fitues i këtij edicioni të dytë të Big Brother Vip, duke rrëmbyer çmimin e madh. Publiku shqiptar me shumicë votash, vendosi të shpallë Luizin fitues të këtij edicioni, si banori më i preferuar nga masa.

Prej 133 ditësh, Luizi i ka dhënë këtij spektakli emocione pafund. Lot gëzimi, trishtimi, supriza pafund, histori, lojë e fortë, strategji, miqësi brenda shtëpisë, por edhe dashuri.

Kanë qenë këto disa nga emocionet e forta që Luizi, protagonisti kryesor i këtij formati, dhuroi gjatë gjithë kësaj kohe për publikun shqiptar.

Loja e tij mori rrjedhë tjetër kur u dashurua me Kiara Titon, me të cilën kurorëzoi dashurinë pak minuta më parë.