Lufti Haziri uron fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

E publikuar: 26/05/2017 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, me lutjen që ky muaj të përshkohet nga toleranca, mirësia dhe solidariteti. Në telegram thuhet:

“Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të kryetarit të Komunës së Gjilanit t’ju uroj me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Uroj që sakrifica, toleranca dhe solidariteti të përcillen tek të gjithë qytetarët e Gjilanit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Zoti ua lehtësoftë agjërimin”, thuhet në telegramin e urimit të kryetarit Haziri.

Muaji i shenjtë i Ramazanit fillon nesër, më 27 maj.