Lubonja: Rama po vepron njësoj si komunistët, do që historia të fillojë dhe mbarojë me të

17.07.2015 21:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lubonja: Rama po vepron njësoj si komunistët, do që historia të fillojë dhe mbarojë me të

Emisioni “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit ka mbyllur ciklin me 26 emisione të këtij sezoni.

Në puntatën e fundit, gazetari Rakipi prezantoi disa nga temat kryesore të trajtuara, si dhe reagimet nga institucionet shtetërore, analistët dhe opinioni publik për problemet e ngritura.

Në këtë emision folën edhe dy nga analistët më të njohur në vend, Fatos Lubonja.

Duke dolur për rikonstruksionin e kryeministrise, analisti Fatos Lubonja thotë se Rama po vepron si komunistët.

Kurse analisti Armand Shkullaku thotë se Shqipëria në 2 vitet e fundit është zhgënjim.

“Mund ta quaja Shqipëria e zhgënjimit, pasi populli priti shumë, qeveria aktuale premtoi shumë, por mazhoranca aktuale erdhi me një numër shumë të madh votash dhe u pa si një mundësi për të ndryshuar gjendjen e vendit. E quaj Shqipëria e zhgënjimit se ekonomia ka bërë hapa prapa dhe ky 2- vjeçar nuk solli optimizmin që duhet të sillte pas 8 vitesh të rotacionit politik”, tha Shkullaku.

I pyetur nga gazetari Rakipi, Shkullaku komentoi edhe disa nisma të qeverisë për të vendosur kontrollin dhe ligjin, siç ishte rasti i Lazaratit.

“Këto akte i fus te zhgënjimi, pasi kanë shërbyer si aksione dhe jo si reforma. Kanë shërbyer që të tërheqin vëmendjen e opinionit sikur çfarë po bëhet dhe kanë mbetur aty. Ky ishte si rasti i shembjes së ndërtimeve pa leje, që u prekën të ekspozuarit dhe jo ata që janë të paekspozuarit, siç është edhe titulli i emisionit tuaj. Këtu e fus edhe Lazaratin. Publiciteti i ndërhyrjes në fshat për herë të parë ishte i merituar, por vdekja e një polici të RENEA-s tregoi se përveç postobllokut, brenda fshatit kishte arsenal armësh. Nuk qenka republikë hashashi, por republikë armësh. Rregulli dhe territori nuk duhen trajtuar si pushtim, se kush ngul flamurin i pari dhe kush rrëzon pallatin më të madh e më të bujshëm, por se çfarë ndodh më pas”, u shpreh Shkullaku.

Ai shtoi se zhgënjimi ka bërë që shqiptarët të largohen drejt Gjermanisë dhe Holandës.

“Të varfër ka pasur edhe në vitin 2010, por po ndodh tani kjo gjë se ka ardhur duke u rënduar situata, pasi përveç problemeve ekonomike, ka humbur shpresa se mund të ndryshojë diçka. Kjo është ekonomikisht. Politikisht po ndodh diçka që shqiptarët po e ndjejnë, po ndërrohet qeveri çdo 8 vjet, ndërsa gjërat nuk po ndryshojnë dhe vendi nuk po nxirret nga kriza”.

Shkullaku komentoi edhe vizitën e kancelares gjermane Merkel në Tiranë.

“Shqipëria vihet gjithmonë në rolin e nxënësit të keq dhe gjithmonë vjen një mësues që na thotë se e kemi vendin në Europë. Por unë shoh që Bashkimi Europian sa vjen dhe largohet”.

Kurse Fatos Lubonja e nisi duke folur për projektin tek Parku i Liqenit.

“Mungesa e transparencës dhe manipulimi janë dy anë të medaljes së sistemit që kemi ndërtuar ne. Ky projekt ka prapa marrëveshjet që janë bërë në kurriz të publikut. Prapa këtij projekti është edhe media”, tha Lubonja.

Ndërsa duke folur për ndryshimet tek godina e kryeministrisë, Lubonja thotë: “Është një ndërhyrje antiligjore te një ndërtesë që ka pasur dinjitetin e vet. Po ta shohësh natën godinën, duken vetëm llambat e neonit, nëpërmjet tyre duket sikur thotë kryeministri ‘më shihni mua’. Në ndërtesë është prishur edhe tavani origjinal. Duhet të jetë dinjiteti i historisë së këtij shteti. Ndërsa sot është vetëm e sotmja, historia fillon me mua dhe kjo ka qenë një ndër fatkeqësitë më të mëdha që ka shoqëruar këtë vend, që e bënë dhe komunistët dhe vijoi edhe më tej”./opozita/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Kurti nuk flet për kritikat e ndërkombëtarëve ndaj Ligjit për Specialen

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

Abdixhiku takon senatorët amerikanë, thekson nevojën për rikthimin e Dialogut Strategjik

“Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

“Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

Presidentja kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në dhe dekoron senatoren Shaheen, “synim anëtarësimi në NATO”

Presidentja kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në dhe dekoron senatoren Shaheen, “synim anëtarësimi në NATO”

Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

Çitaku i reagon Kosit: Shqetësohu për drejtësinë në Hagë, jo për ligjet në Kosovë

Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

Tahiri: 65 ligje për më pak se tre muaj, por ku është vizioni i Qeverisë?

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Berisha pas vizitës së ambasadorit amerikan, “SPAK është armik i pluralizmit, amnistoi krimin elektoral”

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Trump: Nuk do ta sulmojmë Iranin para zgjedhjeve të 3 nëntorit, po zhvillojmë bisedime produktive me Teheranin

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Shiroka Pula ia shpreh Kurtit gatishmërinë për bashkëpunim në shërbim të interesave të Kosovës

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Rama uron presidenten: Person që bashkon komunitetin

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Gjykimi për krime lufte në fshatrat e Gjilanit, dëshmitari: Paramilitarët, me gjakun tim më vizatuan në trup simbolet serbe

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?

Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?