Lorik Aliu nënshkruan kontratë dy vjeçare me Llapin

E publikuar: 17/01/2019 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 Mesfushori Lorik Aliu gjatë ditës së sotme ka nënshkruar kontratë dy vjeçare dhe zyrtarisht është pjesë e Llapit.

Aliu është pjesë e Llapit nga fillimi i edicionit, por pasi është rikuperuar plotësisht nga lëndimi ka vendosur të nënshkruajë kontratë me klubin.

Lorik Aliu, 22 vjeç, i lindur më 07.05.1996 në Prishtinë është mesfushor defanziv dhe qendror.

“Aliu më parë ishte pjesë e Prishtinës dhe Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17 e U19”.

“Ai ishte bërë pjesë e gjigantit gjerman, Borussia Dortmund ku kishte bindur drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij por lëndimi ia kishte pa mundësuar qëndrimin atje”.

“Loriku pasi ka kaluar plotësisht lëndimin është i gatshëm t’i ndihmoj klubit në rrugën drejt titullit kampion”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Llapi është në vendin e tretë me 35 pikë, pesë më pak se Prishtina. /Telegrafi/