Liverpooli afër transferimit të Ruiz

E publikuar: 06/12/2021 08:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpooli është tejet i interesuar që të transferojë Fabian Ruizin nga Napoli në afatin kalimtar të janarit.

The Reds janë në dijeni se kontrata e lojtarit te skuadra italiane skadon në verën e vitit të ardhshëm, andaj mund ta transferojnë më lehtë në janar.

Ruiz është i gatshëm që të largohet nga Napoli, pasi nuk ka interesim që të rinovojë kontratën, raporton Fichajes.

Liverpooli ka kohë që po interesohet për 25-vjeçarin, derisa interesim për të kanë shfaqur edhe Real Madridi dhe Barcelona.

Mirëpo, dy gjigantët e La Ligës nuk janë më të interesuar në mesfushorin, duke i hapur rrugë skuadrës nga Liga Premier që t’i marrë shërbimet e tij.

Napoli me gjasë do të kërkojë deri në 15 milionë euro për kartonin e lojtarit, derisa vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 45 milionë. /Telegrafi/