Kreu i Nisma’së për Kosovën, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga disa nga kandidatët për deputetë të partisë së tij, po prezantojnë para qytetit të Gjilanit platformën e tyre zgjedhore.
Para të pranishmëve, lideri i NISMA’së, Fatmir Limaj ka folur rreth kandidaturës së shefes së grupit parlamentar të Nisma’së për deputete, Valdete Bajrami. Ai ka thënë se Bajrami është ballafaquar me shumë sfida gjatë mandatit të saj si deputete. Thotë se ajo është grua që vlen më shumë se shumë burra në Kosovë.
“..unë jam krenar që në krye të grupit tim parlamentar kam një grua që ka dal shumë ma shumë burrë se shumë burra që po na dalin përballë. Rrallë i bie një deputetit ë parlamentit të sfidohet me atë se çfarë është sfiduar Valdetja në parlamentin e Kosovës. Na e ka qite faqen e parë në parlamentin e Kosovës”, ka thënë Limaj.

















