Limaj kërkon qe Mitrovica të shpallët zonë me interes të veçantë (Foto)

E publikuar: 06/06/2017 17:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nisma për Kosovën në ditën e shtatë të fushatës për zgjedhjet e 11 qershorit ka mbajtur tubim zgjedhor në qytetin e Mitrovicës.

Kryetari i këtij subjekti, Fatmir Limaj ka thënë se qeveria e Kosovës duhet ta shpall zonën e Mitrovicës si zonë me interes të veçantë.

Në Mitrovicë, Limaj është zotuar se do ta fuqizojnë blegortinë.

Ai ka thënë se nuk duhet lejuar qe të bëhen shpenzime në vend për sa kohë qe nuk dihet pse po bëhen ato.

“Një nga politikat tona do të jete qe nga Leposaviqi deri këtu të ju krijohen kushte për banim, shkollim dhe punësim, do ta ruajmë Kosovën unike qe të gjithë qytetarët të ndihen mirë”, ka thënë Limaj, transmeton ‘Indeksonline’.

Në këtë tubim zgjedhor janë prezantuar edhe disa nga kandidatët për deputet nga Nisma për Kosovën.

Subejkti i Fatmir Limajt konkurron në kuadër të koalicion PAN në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit.

T