Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka thënë se është tejet optimist se deri në fund të javës tjetër Kosova do të ketë të formuar institucionet e veta, të dala nga zgjedhjet e 11 qershorit.
“Më 24 gusht është kërkuar nga ne që të mbahet seanca. Ne presim që në këtë seancë të fillohet përfundimisht formimi i institucioneve”, ka thënë Limaj teksa ka shtuar se do që ta shfrytëzojë rastin për të bërë thirrje për subjektet politike që të jenë konstruktive në këtë proces.
nuk ka rol në zgjedhjen e kryeparlamentarit sepse ajo është thjesht çështje procedurale. Shumica bie në shprehje kur të vjen fjala për formimin e Qeverisë. Unë jam optimist që deri në fund të javës që vjen Kosova ta ketë edhe Kuvendin edhe Qeverinë”, ka thënë Limaj, përcjell Koha.net.


















