Ligji për Amnisti ka favorizuar krimet e Nenad Rikalos?

E publikuar: 15/09/2017 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Aleancës Ilir Deda  ka rikthyer në vëmendje Ligjin për amnisti, duke iu referuar debatit që është ngritur sëfundmi rreth ministrit të Bujqësisë Nenad Rikalo.

“A ju kujtohet Ligji për Amnisiti të cilin ju të PDK-së e votuat në 2013?

Unë, atëherë pjesëtar i shoqërisë civile, me një grup të OJQ-ve për 4 ditë patëm mbledhur afër 13,000 nënshkrime kundër këtij ligji. Thaçi & Co. thoshin se Ligji për Amnisti është “në interes shtetëror të Kosovës” dhe në “frymë të pajtimit”, shkruan Deda, transmeton infosot.

Statusi i plotë i Dedës në FB

Dokrrat e disa eksponentëve të PDK janë të neveritshme.

Para se të flasin çkado, më mirë është t’i shohin pasojat e qeverisjeve të tyre “historike”.

A ju kujtohet Ligji për Amnisiti të cilin ju të PDK-së e votuat në 2013?

Unë, atëherë pjesëtar i shoqërisë civile, me një grup të OJQ-ve për 4 ditë patëm mbledhur afër 13,000 nënshkrime kundër këtij ligji. Thaçi & Co. thoshin se Ligji për Amnisti është “në interes shtetëror të Kosovës” dhe në “frymë të pajtimit”. Sot, në Qeveri ka njerëz që nuk e kanë vendin aty pikërisht për shkak të atij ligji të Thaçit. Për këtë, dhe pasojat e tjera të atij ligji, pata paralajmëruar para 4 viteve.
Për më tepër, shihni Kapitullin II, neni 1.3.5.

http://www.kryeministri-ks.net/…/Ligji_për_amnistinë_-_17.0…