Liberalizimi i vizave ‘peng’ i Gjykatës Kushtetuese, nuk e lëshojnë objektin (Foto/Video)

20.01.2016 16:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Liberalizimi i vizave ‘peng’ i Gjykatës Kushtetuese, nuk e lëshojnë objektin (Foto/Video)

Objekti ku aktualisht ndodhet Gjykata Kushtetuese e që është i destinuar për Avokatin e Popullit të Kosovës është një nga kushtet e paplotësuara për liberalizim të vizave për Kosovën. Kjo gjykatë ka vendosur që të mos e lëshojë këtë objekt, edhe pse ditëve të fundit u raportua se ata ishin pajtuar që të transferoheshin në Pallatin e Drejtësisë, ku edhe u është ndarë një hapsirë për akomodim.

Pavarësisht vendimit të Qeverisë e edhe paralajmërimet e BE-së, zyrtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk po zhvendosen nga objekti, raporton lajmi.net.
15 janar ka qenë data e fundit, që Qeveria ka përcaktuar që ai objekt të lirohet për institucionin e Avokatit të Popullit.
Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se as që ka filluar zhvendosja e zyrtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Vet Arta Rama, kryetare e Kushtetueses, ditë më parë i ka shkruar kryeministrit Isa Mustafa, të cilit ia ka kumtuar lajmin për refuzim transferimi në Pallatin e Drejtësisë.
Në anën tjetër, Institucioni i Avokatit të Popullit që është bërë ‘mollë sherri’ që disa kohë vazhdon të paguaj qira nga 5 mijë euro në muaj. E deri më tani kanë paguar mbi 40 mijë euro, raporton lajmi.net.

Për lajmi.net ata tregojnë se ende janë në pritje të zbatimit të Vendimit të Ministrisë së Administratës Publike (MAP), si ministri përgjegjëse për akomodimin e institucioneve publike, i cili përcakton objektin ku aktualisht është Gjykata Kushtetuese (GjK), si objekt në të cilin do të vendoset IAP, pasi që Gjykata Kushtetuese të zhvendoset në Pallatin e Drejtësisë, ku tashmë është e gatshme hapësira e veçantë, e ndërtuar sipas projektit të ndërtimit për nevojat e Gjykatës Kushtetuese.

“Qëndrimi i IAP-së në objektin privat ku aktualisht ndodhemi, po vazhdohet me kontrata afatshkurta me pronarin e objektit, duke lënë të hapur mundësinë që sapo të kemi dritën e gjelbër për t’u alokuar në objekt publik, të bëjmë zhvendosjen brenda një afati të arsyeshëm kohor, jo më shumë se 30 ditë”, thotë Majlindë Lulaj nga ky institucion për lajmi.net.

Vet Avokati i Popullit, Hilmi Jashari kohë më parë ka deklaruar se në këtë çështje ka vend për hetime nga Prokuroria e Shtetit për shkak se në mënyrë të paarsyeshme po detyrohen të paguajnë qira.
Objekti i Gjykates Kushtetuese

“Çdo para e taksapaguesve e harxhuar në mënyrë jo të drejtë bartë përgjegjësi në vete”, pati thënë ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës i ka kërkuar më shumë kohë Bashkimit Evropian për t’i përmbushur dy nga tetë kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave.

Qeveria ka vlerësuar se zhvendosja e Gjykatës Kushtetuese në Pallatin e Drejtësisë për t’i liruar objektin Avokatit të Popullit dhe ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi kërkon më shumë kohë.
Megjithëkëtë Qeveria shprehet e bindur se Komisioni Evropian shumë shpejt do të japë rekomandimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

E vendimi i MAP-it është në fuqi që nga viti 2012 dhe është nxjerrë si rezultat i kritereve afatshkurta të Studimit të Fizibilitetit të vitit 2012, paraprirë nga Raporti i Progresit i vitit 2011. Më pas, kjo kërkesë është theksuar në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha raportet në relacion me procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian. Vendimi i fundit i lëshuar nga MAP ishte që më 15 janar të bëhet kjo zhvendosje. /lajmi.net

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së