Lewandowski vendos rekord të ri në Bundesliga

E publikuar: 06/12/2021 01:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Robert Lewandowski ka vendosur një të ri në Bundesliga, pas golave të shënuar në transfertë kundër Borussia Dortmund.

Sulmuesi i Bayern Munich është lojtari që numëron më shumë gola në ndeshjet jashtë fushe në Bundesliga.

Leëandoëski ka shkuar në kuotën e 118 golave dhe ka parakaluar legjendën Klaus Fischer, autor i 117 golave.

Polaku po vazhdon të ketë një sezon fantastik edhe pse pak ditë më parë u zhgënjye.

Lewandowski nuk ia doli të fitonte Topin e Artë, pasi Lionel Messi mori më së shumti vota nga trajnerë, kapiten e gazetarë global.

Por, duket se nuk e ka demotivuar lojtarin që po vazhdon të shënojë gola pothuajse në çdo përballje. /Telegrafi/