Lëshohet viza e parë në Ambasadën Amerikane

E publikuar: 01/10/2019 15:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada Amerikane në Kosovë ka njoftuar se sot kanë lëshuar vizën e parë.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të ambasadës në Facebook.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë duke filluar nga sot ka njoftuar se në ndërtesën e re të kësaj ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.

“Ky është lajmërim se nga sot e tutje të gjitha shërbimet në lidhjet me vizat do të kryhen në Kosovë”, shkruhet në këtë njoftim.

Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.