Lërini mënjanë hatërmbetjet

E publikuar: 14/03/2015 01:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ja si të keni një lidhje të fortë e të shëndetshme. Nëse besoni se partnerit tuaj nuk i intereson asgjë, atëherë gaboheni. Ai sheh gjithçka me imtësi, madje edhe qimet më të vogla që u kanë dalë në këmbë dhe mbi buzë.

Kush ka thënë që meshkujt nuk janë të ndjeshëm? Nuk është e vërtetë, janë që ç’ke me të, por për gjëra të ndryshme. Reagojnë ndryshe nga femrat sipas situatave, ndjenjave, fjalëve, sjelljeve. Edhe ata ndihen të plagosur, të poshtëruar, të keqtrajtuar, të lënë pas dore dhe të pakuptuar. Shpesh femrat nuk e vënë re këtë gjë, edhe pse në një farë mënyre janë shkaktaret e vuajtjeve të tyre. Duke e mërzitur me zënka dhe duke mbajtur mëri të jeni të bindura se ai do t’u lërë pas dore dhe do t’i përkushtohet dikujt tjetër që e bën të ndihet i lumtur dhe i vlerësuar. Natyrisht që nuk bëhet fjalë vetëm për seksin. Ja cilat janë gjërat që meshkujt (të gjithë pa përjashtim) urrejnë te femrat dhe se janë të aftë të shkatërrojnë një dashuri dhe të shuajnë pasionin më të zjarrtë.

Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi vetes. Një martesë e mban gjallë pasioni dhe dashuria. Tregohuni të kujdesshme edhe ndaj detajeve më të vogla, për të mos u bërë pishman më vonë
Kur fejohen ose martohen, femrat janë të prirura t’i konsiderojnë meshkujt skllevër. “Eja më merr në filan vend, shoqëroje pak mamanë time tek okulisti, rregulloje pak lavamanin se pikon, çoji fëmijët në shkollë, sistemoje pak shtëpinë, nxirri jashtë biçikletat e fëmijëve, fute makinën në garazh, ji i sjellshëm me mikeshat e mia kur vijnë për darkë, pse duhet ta shohësh ndeshjen e futbollit në televizor”. E gjitha kjo është e padurueshme!. Ai nuk është shërbyes, por partneri që e keni zgjedhur për të kaluar jetën. Femrat janë të prirura të përfitojnë nga situata për të marrë hak, sepse zakonisht të gjitha punët e shtëpisë presin ato, madje edhe kur ulen për të ngrënë burrat japin gjithmonë urdhra në tavolinë të tipit, “ma jep pak kripën”, ndonëse e kanë para syve. Presin duart e grave që t’u përgatisin gjithçka. Por edhe meshkujt nuk mbeten pas. Ata i urrejnë skenat që bëjnë femrat, zënkat në publik dhe mosmarrëveshjet përpara miqve. Kështu që vëreni vath në vesh: asnjëherë mos e kritikoni partnerin para peronave të tjerë, sepse është gjëja që e ofendon më shumë. Nëse dëshironi t’i bëni të ditur ndonjë gjë që nuk ju pëlqen, gjeni mënyrën, kohën, vendin dhe gjuhën e duhur.

Çdo njëri prej nesh familjen e ka të shenjtë. Për meshkujt nëna është idhull. Nuk ka rëndësi nëse djali nuk e do apo nuk shkon mirë me të. Ju nuk duhet ta ktheni këtë situatë në favorin tuaj. Nuk keni asnjë të drejtë t’ia përmendni nënën, sepse nuk do të bëni gjë tjetër veçse t’i acaroni edhe më shumë marrëdhëniet. Keni ndonjë kritikë për t’i bërë për familjen? Lërjani atij këtë çështje dhe nëse gjatë atij momenti jeni dëshmitare, jepni edhe mendimin tuaj. Kjo do të ishte mënyra e vetme për të përmbushur qëllimin që keni dhe për të mos e ofenduar partnerin. Gjëja që meshkujt urrejnë më shumë në një lidhje është gjykimi. Ju nuk duhet të guxoni ta bëni diçka të tillë.

Duhet pranuar se arsyeja është pika më e fortë te një individ. Kështu, nëse herë tjetër ju shkon ndërmend ta përgjoni, të kontrolloni celularin e tij, të rrëmoni në gjërat personale, të zbuloni fjalëkalimin e “e-mail”-it, duhet ta dini se kjo gjë u shkon ndërmend edhe meshkujve. Nëse jeni xheloze dhe keni frikë se mos partnerin tuaj ua merr një tjetër, ai aludon se jeni ju e para që mund ta tradhtoni atë dhe dashurinë që ju lidh.

Gabimi më i zakonshëm dhe më i përhapur është që femrat bëjnë në një lidhje është: që dëshirojnë të ndërrojnë partnerin e tyre. Ky nuk është vetëm një gabim trashanik, por edhe shumë i përsëritur nga femrat. Keni rënë në dashuri me partnerin tuaj? Nëse po, atëherë duket që ju ka pëlqyer siç ishte. Tani nuk ju pëlqen më? Kjo gjë tregon se nuk jeni më e dashuruar me të. Mos i tregoni se çfarë mendoni, me kë duhet të rrijë, si të vishet apo ç’lloj pune të zgjedhë. Ai nuk është një krijesë pa mend, do ta kuptojë në ajër se ç’po përpiqeni t’i thoni dhe nuk do të hezitojë t’ua përmbushë dëshirën. Ndjenja nuk kanë vetëm femrat, madje gaboheni nëse mendoni kështu. Edhe meshkujt ndihen të lënduar për atë që mund të thoni, bëni ose jo në intimitet ju. Fakti që shtireni në shtrat do ta bëjë të ndihet i përdorur, i ndyrë, jo i dëshiruar dhe i pëlqyer nga ju. Bëjini mirë llogaritë dhe mësoni ta jetoni seksin në mënyrë të barabartë. Nëse jeni nga ato femra që besoni se partnerit tuaj nuk i intereson asgjë, atëherë gaboheni. Ai sheh gjithçka me imtësi, madje edhe qimet më të vogla që u kanë dalë në këmbë dhe mbi buzë. Sheh gjithashtu edhe çorapet që vishni, getat, tutat e gjimnastikës, pizhamet me arushë. Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi vetes. Një martesë e mban gjallë pasioni dhe dashuria. Tregohuni të kujdesshme edhe ndaj detajeve më të vogla, për të mos u bërë pishman më vonë.