Lepuri i fshehur mes fluturave, mund ta gjejnë më shpejt femrat (Foto)

E publikuar: 01/04/2018 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gergely Dudas, i njohur si Dudolf, është popullarizuar shumë me ilustrimet e tij enigmatike.

Për festën e Pashkëve, artisti hungarez ka krijuar një ilustrim, me motive të festës, ku përfshihen flutura dhe vezë, si dhe një lepurush i vogël, transmeton Telegrafi.

Ky i fundit, është fshehur në anën e djathtë të pjesës së poshtme, por nuk është aq e lehtë të gjendet.

Në kërkim të lepurit të fshehur

Megjithatë, shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, kanë thënë se kanë mundur ta gjejnë pas kërkimit prej afro 45 sekondave.

Enigma e rrethuar

Sipas sondazhit, femrat ishin ato që arritën ta gjejnë më shpejtë, teksa meshkujt në shumicën e rasteve, kërkuan ndihmë nga vizitimi ku shfaqet i rrethuar. /Telegrafi/