Lekaj: Mbas takimeve te mshefta me Veselin, VV u kthye ne Kuvend, andaj VV mos na shitni dushk per gogla (Video)

E publikuar: 08/06/2016 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ne Bruksel, mue askush nuk ma permendi se asht kusht ratifikimi per liberalizim, as Hamiti as Haliti, andaj nuk e di pse po heshtin keta dy.

Pal Lekaj nga AAK, i ftuem ne Rrokum Roll sonte ka nise bashkebisedimin me kritika te forta ndaj Qeverise, ne lidhje me temat e Demarkacionit dhe Asociacionit.

Lekaj ka thane se nuk egziton asnji afatizim sa i perket Demarkacionit dhe as ndonji kushtezim per Asociacionin per liberalizim te vizave.

“Krejt ky trillim asht interes i Qeverise se Kosoves. Jane mundue me i hutue qytetaret e Kosoves dhe me godite opziten”, tha Lekaj.

Kjo, per arsyse se, simbas Lekajt, AAK ishte partia qe e ka kundershtue ma se shumti Demarkacionin.

Lekaj ne vazhdim ka fole per Komisionin qe ka hartue Marreveshjen e Demarkacionit, tue thane se “dihet botnisht qe komisioni ka gabue dhe ka qene joprofesional. Kane punue kunder interesave te shtetit”.

https://www.youtube.com/watch?v=PdTs3r0tR-Q

Lekaj ka thane se nuk jane pendue qe kane hedhe gaz lotsjelles.

“Dita-dites po bindem se s’kemi gabue qe kemi hedhe gaz lotsjelles, sepse Qeveria i ka mashtrue qytetaret dhe ka punue ne dam te Kosoves.

Ne pyetjen e moderatorit Fidan Jupolli se a i kane votat koalicioni qeverises per Demarkacionin, Lekaj u shpreh:
“Nuk i kane votat dhe nuk ka me u ratifikue marreveshja, sepse shume deputete nuk kane me votue, per aryse se na ju kemi ofrue argumente te fuqishme qe mos me votue”.