
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, e ka kritikuar ashpër kryetarin e VV-së, Albin Kurti, për moskonstituim të Kuvendit.
Ai ka thënë se Kurti është duke e bllokuar vetë krijimin e institucioneve.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lekaj ka shkruar se kryetarit të VV-së është në gjendje të bëj gjithçka për të vazhduar qëndrim në pushtet.
“Ky është rekordi i radhës i Qeverisë Kurti: edhe pas zgjedhjeve, pushteti i ngjallë krizë – kësaj radhe duke bllokuar vetë Kuvendin. Po çka nuk bën për të zgjatur edhe pak kohë në kolltuk!”, ka shkruar Lekaj.