LDK vendos nesër: T’i shkojë prapa Thaçit apo të propozojë zgjidhje tjetër për dialogun

E publikuar: 31/05/2018 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës përfundimisht nesër do ta bëjë të ditur qëndrimin e tyre zyrtar nëse do të jenë pjesë e dialogut në krye me Hashim Thaçin udhëheqës i këtyre bisedimeve. Gazeta Express mëson se partia e Isa Mustafës do ta mbledh të nesërmen kryesinë e saj për të vendosur rreth kësaj çështjeje. Kohët e fundit LDK e kishte zbutur qëndrimin karshi Thaçit si kryenegociator, ani pse vazhdimsht shpreheshin kundër rolit të tij si kryesues i bisedimeve me shtetin serb për fazën finale.
Dita e nesërme do të jetë vendimtare nëse partia e udhëhequr nga Isa Mustafa do ia jep mbështetjen shefit të shtetit, Hashim Thaçi, ose do të propozojnë zgjidhje tjetër për vazhdimin e dialogut Kosovë Serbi.

Ky vendim, që me gjasë edhe do të përcaktojë orientimin e LDK’së për rrugën politike, do të merret në mbledhjen e kryesisë së LDK’së, e cila siç mëson Express nga burime të sigurta, do të mbahet nesër.

Takimi i së premtes po mbahet disa ditë para se platforma e Qeverisë për dialgoun të dal në Kuvend për diskutim.

Qeveria e Kosovës para më shumë se një muaji e ka miratuar projekt-platformën për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi, e cila iu dorëzua presidentit dhe Kuvendit të Kosovës.

Sidoqoftë, kundër presidentit, në rolin e tij në këto bisedime, janë shprehur haptazi partitë opozitare, por së fundmi jo edhe LDK’ja.

Express ka raportuar ditë më parë se këmbëngulësia e Presidentit Hashim Thaçi që të jetë kryenegociator në dialogun Kosovë – Serbi ka ndarë në dy grupe partinë e Isa Mustafës.

Gazeta Express mësoi se në mbledhjen e Kryesisë së para një jave të LDK-së ku për herë të parë u paraqit në aktivitetin partiak edhe Isa Mustafa, u diskutua për mandatimin e Thaçit në krye të bisedave.

Në këtë mbledhje, LDK-ja ka hyrë e ndarë në dy grupe, në ata që janë pro Thaçit shef i ekipit negociator dhe në ata kundër./GazetaExpress/