LDK nesër e voton Kryesinë

05.07.2015 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
LDK nesër e voton Kryesinë

Lid

hja Demokratike e Kosovës nesër voton anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë. Isa Mustafa do t’i bëjë propozimet për anëtarët e këtij organi të LDK-së. Aty, do të jenë emrat e ministrave aktual, ndërsa, s’do të ketë vend për Vjosa Osmanin e Arben Gashin, shkruan Express.

Isa Mustafa do t’i shkojë deri në fund betejës për t’i larguar nga organet partiake të LDK-së, Arben Gashin e Vjosa Osmanin.

Këta dy deputetë nuk do të propozohen nesër në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm as për anëtarë të Kryesisë së LDK-së.

Ata s’kanë arritur të bëhen as pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie pasi dolën kundër kandidaturës së Kryeministrit për Kryetar të LDK-së.

Nënkryetari në largim i LDK-së, Haki Rugova, ka treguar për Gazetën Express, se nesër do të mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së ku do të vendoset për Kryesinë e re të partisë.

“Jo ende nuk është zgjedhur Kryesia por nesër është mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm do të vendoset”, ka shtuar Haki Rugova.

Ky zyrtar i LDK-së s’ka treguar se kush do të jetë në organin vendimmarrës të LDK’së.

“Nesër Kryetari Mustafa do t’i propozojë emrat dhe më pas ne i votojmë. Ende nuk dihet kush do të jetë në Kryesi”, ka thënë ai.

Deri më tash dihet se Lutfi Haziri do të ngjitet në pozitën e Nënkryetarit. Të njëjtën pozitë pritet ta ketë edhe Agim Veliu.

Ndërkohë, Ismet Beqiri do të degradohet në hierarkinë partiake. Në vend të tij, pritet të propozohet Arban Abrashi, Ministër në Qeverinë Mustafa.

Edhe Ministrat tjerë të LDK-së do të propozohen për anëtar të Kryesisë.

Ndërkohë, nuk dihet se kush do ta zë pozitën e Teuta Sahtaqisë, e cila ka mbetur jashtë të gjitha strukturave të LDK-së.

Në kryesinë e kaluar të LDK-së ishin: Isa Mustafa, Sabri Hamiti, Teuta Sahatçiu, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Hanefi Muharremi, Agim Veliu, Vjosa Osmani, Skender Hyseni, Lutfi Haziri, Sanije Aliu, Gazmend Muhaxheri, Naser Osmani, Ramë Manaj, Abdullah Hoti, Lirie Kajtazi, Xhafer Tahiri, Kujtim Shala, Arsim Janova, Sali Morina, Fevzi Berisha e Anton Quni.

Zgjedhjet në LDK janë mbajtur para një muaji. Aty është rizgjedhur Isa Mustafa Kryetar me aklamacion dhe duartrokitje. Mustafa e ka marrë udhëheqjen e LDK-së në nëntor të vitit 2009 dhe prej atëherë ka shënuar tri humbje të mëdha. I ka humbur dy palë zgjedhje nacionale si dhe ka humbur garën për Kryetar të Prishtinës. Sidoqoftë, pas zgjedhjeve të fundit nacionale, Mustafa arriti t’i shpëtojë dorëheqjes falë koalicionit paszgjedhor me AAK-në dhe NISMA-n. Pas dështimit të koalicionit LDK, AAK, NISMA, Mustafa u hodh të përqafim të Thaçit, i cili pastaj e bëri Kryeministër.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer

“53, 22, 18, 7” – Cakolli: Ndarja e mandateve në Kuvend, pothuajse çështje e kryer