Lausanne-Ouchy shkruan historinë falë shqiptarëve, ngjitet në Superligë për herë të parë

E publikuar: 06/06/2023 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lausanne-Ouchy ka regjistruar një sukses historik sonte, duke siguruar promovimin në Superligën e Zvicrës për herë të parë.

Skuadra e drejtuar nga Anthony Braizat shënoi fitore sonte edhe në ndeshjen e dytë ndaj Sionit.

Laussane-Ouchy kishte përfunduar në pozitën e tretë në kategorinë e dytë të futbollit zviceran, kurse Sioni ishte i fundit në Superligë – andaj këto dy skuadra u përballen në barazh mes vete.

Skuadra nga Laussane ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat 2:0, kurse sonte fitoi 4:2.

Kjo fitore dhe ky sukses historik u arrit falë shqiptarëve.

Liridon Mulaj shkëlqeu me dy gola, teksa një e shënoi edhe Alban Ajdini.

Te kjo skuadër kapiten është Lavdrim Hajrullahu, teksa pjesë e skuadrës janë edhe dy shqiptarët tjerë, Rejan Thaçi e Mergim Qarri. /Express/