Latifi: FFK-ja është dashur që të martën ta pranojë licensën

E publikuar: 27/03/2023 07:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Sipas disa informatave FFK-ja është dashur që të martën të pranojë zyrtarisht licensën për funksionimin e saj”, kështu ka thënë gazetari i njohur, Driton Latifi.

Latifi ka folur për zhvillimet në Federatën e Futbollit Kosovar, sipas tij situata e krijuar në FFK ka qenë befasuese. Dhe sipas tij, FFK-ja është dashur që të martën ta pranojë licensën.

Por më tej ai ka thënë se duhet të rezervohet nga deklaratat, pasi ende nuk ka qartësi nga situata e krijuar në FFK.

“Mendoj se situata si është zhvilluar ka qenë një befasi e madhe dhe e papritur aq me ditë e grumbullimit të kombëtares, para ndeshjeve të rëndësishme, fillimi i një edicioni kualifikues. Por normalisht se pajtohem se edhe drejtësia e i ka planet e veta”, ka thënë ai.

“FFK-ja parimisht duhet ta sqarojë funksionin e saj. FFK-ja është e regjistruar si organizata joqeveritare, dhe OJQ-të janë të gjitha organizata që nuk kanë fonde të rregullta qeveritare si bazë e parë”, ka theksuar Latfi.

Më tej, ai ka treguar se si financohet FFK-ja dhe nga kush.

“Ka më shumë sesa katër apo pesë vite që FFK-ja funksionon mbi parimin e fondeve të caktuara që i merr nga UEFA apo nga FIFA për projekte të ndryshme. Ndërsa ka fonde dhe për aspektin e administrimit apo organigramit i cili është i aprovuar e në bazë të cilit funksion e gjithë struktura”, ka thënë Latfi.