LAJMI I FUNDIT: Policia e konfirmon arrestimin e zyrtarit të PDK-së që gjuajti me armë

E publikuar: 09/03/2016 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas raportimit të Gazetës Blic se personi që gjuajti me armë nga selia e PDK-së, ditën që u zgjodh Thaçi president u vetëdorëzua, lajmin e ka konfirmuar edhe policia përmes një komunikate, raporton GazetaBlic.

“Marrja e informacioneve në rrugë operative, ndërmarrja e një spektri të gjerë të veprimeve hetimore dhe atyre operative, i mundësuan policisë që të identifikojë personin e dyshuar për rastin në fjalë. I dyshuari është identifikuar dje nga ana e policisë dhe gjithashtu është kërkuar që të paraqitet në polici, i njëjti është paraqitur në stacionin policor qendra në Prishtinë sot rreth orës 09:30. Atij i është konfiskuar arma, një karikator me 5 (pesë) fishek, si dhe leja e armës që i dyshuari e posedonte”, thuhet në kumtesen e Policisë.

Pas përfundimit të veprimeve të sipër cekura ndaj të dyshuarit, me urdhër të Prokurorit të shtetit i dyshuari F.K mashkull 45 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është liruar në procedurë të rregullt.

_ _

EKSKLUZIVE || Dorëzohet personi i cili gjuajti me armë nga zyrat e PDK-së! (EMRI)

Policia e Kosovës e ka në duar personin i cili gjuajti me armë nga zyrat e Partisë Demokratike të Kosovës, ditën kur u zgjodh kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi si president i vendit.

Kështu i kanë thënë Gazetës Blic, burime brenda Policisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, personi i cili gjuajti me armë është Fetah K..

“Fetah K. është personi i cili dyshohet se gjuajti me armë nga zyrat e PDK-së, ditën kur Thaçi u zgjedh president. Ai është dorëzuar në polici”, kështu i kanë thënë Gazetës Blic burime brenda Policisë së Kosovës.

Mësohet se i dyshuari është vetdorëzuar në polici.

“Ai për momentin gjendet në Polici, dhe është duke u marrë në pyetje”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Mësohet se ai e kishte armën me leje.

Gazeta Blic merr vesh se Fetah K. punon si sigurim në Partinë Demokratike të Kosovës. / Gazeta Blic/