Lajm i keq nga meteorologët “Freskohet moti, s’ka më pushime” (Foto)

17.08.2015 00:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lajm i keq nga meteorologët “Freskohet moti, s’ka më pushime” (Foto)

Thojini lamtumirë verës! Nga sonte (e shtune) rikthehet moti i freskët. Do të ketë shi, stuhi, breshër dhe temperaturat do të zbresin deri në 10 gradë më pak. Me pak fjalë “stuhia e gushtit” me shijen klasike të vjeshtës. Më tej përgatituni për ardhjen e ciklonit të Trojës  që do t’i jap fund verës. Cikloni i “maskuar” si Kali i Trojës mund të formohet në ditët e ardhshme dhe të “vrasë” pjesën e mbetur nga pushimet tuaja… një lajm edhe më i keq për ata që i kanë nisur pushimet gjysmën e dytë të gushtit me planin për të bërë plazh.

Ky është parashikimi që japin meteorologët italianë, i cili nuk ka vonuar shumë dhe është konfirmuar edhe për Shqipërinë.

“Kthesa” e menjëhershme e motit preku këtë pasdite vendin tonë. Reshje shiu dhe një stuhi ere përfshinë Tiranën, Elbasanin, Durrësin dhe qytete të tjera të vendit për më shumë se një orë duke krijuar probleme në disa zona.

Foto nga shiu i rrëmbyer i shoqëruar me vetëtima që përfshiu gjithë kryeqytetin

Stuhia e shiut rrezon pemet ne kryeqytet

Furtuna me erë dhe shi në kryeqytet rrëzoi disa pemë dhe krijoi probleme dhe vonesa në trafik brenda qytetit dhe në autostradë. Muaji gusht ka qenë i pazakontë sa i përket “kapriçove” të motit, veçanërisht në Tiranë, ku paraditet e nxehtë vazhdimisht janë pasuar nga stuhitë e shiut.

Durrësi ka dhuruar një pamje edhe më “mbeslënëse”.

Një pushues nga Durrësi ka fotografuar ndryshimin e menjehershëm të motit. Nga dielli rrezellitës qielli eshte pushtuar ne menyre te papritur nga rete e zeza qe shperthyen me tej ne rreshje shiu.187329

Moti i keq le vendin pa energji elektrike
Moti i keq ka lënë pa energji elektrike vendin nga jugu në veri.

Avaritë e krijuara në linjat e tensionit, kanë lënë pa energji elektrike jugun e vendit, zona të cilat këtë periudhë janë të mbipopulluara nga pushuesit. Pa energji elektrike janë Himara, Jala, Dhërmiu, Palasa. Po ashtu, probleme me energjinë janë krijuar edhe në fshatrat e lumit të Vlorës, në Smokthinë, Kuç, Vranisht dhe Brataj.

Kushtet atmosferike kanë lënë pa drita edhe veriun e vendit. Bulqiza, Peshkopia, Martaneshi, ish-komunat Krastë dhe minierat Bater janë pa energji elektrike. Këto të dhëna janë zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, ku përmes nj njoftimi thuhet se është duke u punuar për të përcaktuar defektet dhe për të vënë nën kontroll situatën.

/shqiptarja.com/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Trump paralajmëron Iranin: Kam lënë urdhra, nëse më vrasin do të ketë goditje të papara

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit