Thojini lamtumirë verës! Nga sonte (e shtune) rikthehet moti i freskët. Do të ketë shi, stuhi, breshër dhe temperaturat do të zbresin deri në 10 gradë më pak. Me pak fjalë “stuhia e gushtit” me shijen klasike të vjeshtës. Më tej përgatituni për ardhjen e ciklonit të Trojës që do t’i jap fund verës. Cikloni i “maskuar” si Kali i Trojës mund të formohet në ditët e ardhshme dhe të “vrasë” pjesën e mbetur nga pushimet tuaja… një lajm edhe më i keq për ata që i kanë nisur pushimet gjysmën e dytë të gushtit me planin për të bërë plazh.
Ky është parashikimi që japin meteorologët italianë, i cili nuk ka vonuar shumë dhe është konfirmuar edhe për Shqipërinë.
“Kthesa” e menjëhershme e motit preku këtë pasdite vendin tonë. Reshje shiu dhe një stuhi ere përfshinë Tiranën, Elbasanin, Durrësin dhe qytete të tjera të vendit për më shumë se një orë duke krijuar probleme në disa zona.
Foto nga shiu i rrëmbyer i shoqëruar me vetëtima që përfshiu gjithë kryeqytetin
Stuhia e shiut rrezon pemet ne kryeqytet
Furtuna me erë dhe shi në kryeqytet rrëzoi disa pemë dhe krijoi probleme dhe vonesa në trafik brenda qytetit dhe në autostradë. Muaji gusht ka qenë i pazakontë sa i përket “kapriçove” të motit, veçanërisht në Tiranë, ku paraditet e nxehtë vazhdimisht janë pasuar nga stuhitë e shiut.
Durrësi ka dhuruar një pamje edhe më “mbeslënëse”.
Një pushues nga Durrësi ka fotografuar ndryshimin e menjehershëm të motit. Nga dielli rrezellitës qielli eshte pushtuar ne menyre te papritur nga rete e zeza qe shperthyen me tej ne rreshje shiu.
Moti i keq le vendin pa energji elektrike
Moti i keq ka lënë pa energji elektrike vendin nga jugu në veri.
Avaritë e krijuara në linjat e tensionit, kanë lënë pa energji elektrike jugun e vendit, zona të cilat këtë periudhë janë të mbipopulluara nga pushuesit. Pa energji elektrike janë Himara, Jala, Dhërmiu, Palasa. Po ashtu, probleme me energjinë janë krijuar edhe në fshatrat e lumit të Vlorës, në Smokthinë, Kuç, Vranisht dhe Brataj.
Kushtet atmosferike kanë lënë pa drita edhe veriun e vendit. Bulqiza, Peshkopia, Martaneshi, ish-komunat Krastë dhe minierat Bater janë pa energji elektrike. Këto të dhëna janë zyrtare nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike, ku përmes nj njoftimi thuhet se është duke u punuar për të përcaktuar defektet dhe për të vënë nën kontroll situatën.
/shqiptarja.com/