Lajçak pas takimit me Kurtin: Ishte frytdhënës, Kosova të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja

E publikuar: 17/06/2020 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak tha se me Kurtin, pati një diskutim shumë të mirë.

“Fillova ditën e dytë në Kosovë me një diskutim shumë të mirë dhe frytdhënës me udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Theksova nevojën që Kosova të flasë me një zë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Çfarëdo marrëveshje duhet të jetë e pranueshme për njerëzit e saj”, është shprehur Lajçak.

Lajçak ka ardhur në Kosovë për vizitë 3-ditore, e para e tij si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.

View image on Twitter