Lajçak nesër vjen në Kosovë për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve

14.09.2021 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Lajçak nesër vjen në Kosovë për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë për të diskutuar në lidhje me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut dhe procesin e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve mes dy vendeve.

“Gjatë vizitës së tij nga 15 deri më 17 shtator, ai do të takohet me udhëheqës politikë, parlamentarë, komunitetin ndërkombëtar, përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe mediave, si dhe të rinj”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Vizita e Lajçakut në Kosovë vjen disa ditë pas raundit të ri të bisedimeve që u zhvilluan në Bruksel në nivel të ekipeve negociatore të Kosovës dhe Serbisë.Pas përfundimit të takimit trepalësh (Kosovë-Serbi-BE) më 8 shtator, Lajçak pati thënë se nuk ka përafrim të qëndrimeve nga ana e palëve.

“Pozicionet në një sërë çështjesh vazhdojnë të jenë të largëta. Na pret punë e madhe në të ardhmen”, pati thënë ai përmes një postimi në Twitter.

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian zhvillojnë takime në dy nivele, atë të grupeve negociatore të cilat i udhëheqin, zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi dhe Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, dhe takimet në nivel të udhëheqësve të vendeve, përkatësisht kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011.Ky proces thuhet se ka për qëllim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ambasadori në ikje i SHBA-së në Beograd: Ka një dallim të qartë mes regjimit të Millosheviqit dhe udhëheqjes së Vuçiqit

Ambasadori në ikje i SHBA-së në Beograd: Ka një dallim të qartë mes regjimit të Millosheviqit dhe udhëheqjes së Vuçiqit

Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

Kërkoj mbështetjen tuaj për një Gjilan për të gjithë!

Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Na duhet një nismë rajonale e cila do të jetë funksionale

Abazoviq për “Ballkanin e Hapur”: Na duhet një nismë rajonale e cila do të jetë funksionale

Escobari përsërit mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Escobari përsërit mbështetjen e SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ish-këshilltari i Kurtit: U bëj thirrje qytetarëve të Mitrovicës të mos e votojnë një analfabet si Agim Bahtiri

Ish-këshilltari i Kurtit: U bëj thirrje qytetarëve të Mitrovicës të mos e votojnë një analfabet si Agim Bahtiri

Kosova bëhet gati edhe për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Kosova bëhet gati edhe për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19

Fjalimi përmbyllës i kryetarit Alban Hyseni:

Fjalimi përmbyllës i kryetarit Alban Hyseni:

Uran Ismaili: Me mua kryetar, drejtorët në Komunën e Prishtinës, nuk do të jenë partiak

Uran Ismaili: Me mua kryetar, drejtorët në Komunën e Prishtinës, nuk do të jenë partiak

Osmani përplaset me ministrin serb në Këshill të Sigurimit: Serbia ende fle në varreza masive

Osmani përplaset me ministrin serb në Këshill të Sigurimit: Serbia ende fle në varreza masive

Vendos Qeveria, hiqet ora policore për zyrtarët në zgjedhje

Vendos Qeveria, hiqet ora policore për zyrtarët në zgjedhje

Haziri: Kompania ABC Design shembulli më i mirë i rritjes së punësimit gjatë kohës së pandemisë

Haziri: Kompania ABC Design shembulli më i mirë i rritjes së punësimit gjatë kohës së pandemisë

Osmani e fton Selakoviqin të kërkojë falje për masakrat në Kosovë

Osmani e fton Selakoviqin të kërkojë falje për masakrat në Kosovë

A kreu Ministri Rakiq vepër penale me deklaratën për “Natën e Kristaltë në Veri”, flet ish-kryetari i Gjykatës Supreme

A kreu Ministri Rakiq vepër penale me deklaratën për “Natën e Kristaltë në Veri”, flet ish-kryetari i Gjykatës Supreme

Lutfi Haziri, para 23 vitesh ishte arrestuar nga Serbia nën akuzën për terrorizëm

Lutfi Haziri, para 23 vitesh ishte arrestuar nga Serbia nën akuzën për terrorizëm

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Përfaqësuesi i SHBA-së në OKB: Të përmbyllet misioni i UNMIK-ut, dialogu të përfundojë me njohje reciproke

Osmani në KS të OKB-së: 22 vite më parë ju kam përcjellë në TV si refugjate e ikur nga ushtria e Serbisë, sot si Presidente e Kosovës

Osmani në KS të OKB-së: 22 vite më parë ju kam përcjellë në TV si refugjate e ikur nga ushtria e Serbisë, sot si Presidente e Kosovës