KZHE kërkon nga bizneset që të shfrytëzojnë mundësinë për të përfituar nga falja e borxheve

14.12.2015 14:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
KZHE kërkon nga bizneset që të shfrytëzojnë mundësinë për të përfituar nga falja e borxheve

Komiteti për Zhvillim Ekonomik (KZHE), të hënën, në takimin e fundit për këtë vit, që e ka kryesuar Jehona Hyseni, ka miratuar planin e punës së Drejtorisë së linjës për vitin 2016, të cilin e ka prezantuar drejtori Agim Zuzaku, i cili njëherësh ka dhënë edhe një informatë për procedurat e faljes së borxheve për bizneset.
Bizneset e interesuara për faljen e borxheve deri në fund të vitit 2008, duhet të paraqesin një kërkesë në Qendrën për Shërbime të Qytetarëve, pasi të kenë identifikuar më parë obligimet e sakta për taksa komunale, në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, ka thënë Zuzaku.
Borxhi i përgjithshëm që kanë bizneset për periudhën 2009-2014, që duhet të paguajnë bizneset, si kusht për të përfituar faljen, sipas Zuzakut, është 139 mijë euro. Deri tani janë bërë dy kërkesa për pagesë të borxhit me rata, që mundësohet pas nënshkrimit të një marrëveshje me obliguesin. Për borxhet që nuk shkojnë më shumë se 100 euro, do të nxirrret një vendim për faljen e kësaj shume, ka thënë ai.
Përndryshe, për vitin 2016 janë planifikuar të realizohen rreth 120 mijë euro të hyra nga biznesi. Siç dihet, shumica e bizneseve tashmë janë liruar nga taksat komunale.
Jehona Hyseni, kryesuese e Komitetit, ka thënë se falja e borxheve të vjetra nga qeveria e Kosovës, është një lehtësim i mirë si për bizneset, ashtu edhe për qytetarët dhe i ka ftuar ata që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të lirohen nga një barrë e madhe që rëndon mbi ta prej disa vitesh.
Përndryshe, duke folur për objektivat e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, për vititn 2016, Zuzaku ka thënë se prioritet do të jenë investimet përmes partneritetit publiko-privat, në seketorët ku kjo formë e realizimit të projekeve është e mundur në pikëpamje ligjore, meqë nuk e ngarkon Komunën me obligime financiare dhe njëkohësisht është një mundësi e mirë për gjenerim të vendeve të punës dhe për zhvillim.
KZHE ka miratuar edhe planin e vetë të punës për vitin 2016, me disa plotësime.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Kosova ka shfrytëzuar vetëm 7% të Planit të Rritjes, qindra miliona euro mbeten pezull

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

Nga 3.5 në 4.7 milionë euro, si u rrit çmimi i Palestrës në Podujevë për 1.2 milionë

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

AKB: Kur mungon dialogu politik, demokracia kthehet në përplasje – Kosova nuk mund të qeveriset me dhunë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Alarm për tenderin 6.9 milionësh në Gjilan, dyshime për kurdisje, kërkohet hetim i menjëhershëm i Prokurorisë

Në mbledhjen elektronike Qeveria në detyrë ndan mjete për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

Në mbledhjen elektronike Qeveria në detyrë ndan mjete për Pakon e Ringjalljes Ekonomike

AKB: Mbi 2 mijë biznese janë shuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

AKB: Mbi 2 mijë biznese janë shuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti

Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu

Gara: Kriza evropiane uli numrin e udhëtarëve në Aeroport, çmimet e biletave i përcakton tregu

Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

Kurti: Vendosja e bazës së Wizz Air në Kosovë dëshmon rritjen e besimit te vendi ynë

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

Ngërçi dyvjeçar: Politika po e mbyt ekonominë

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Komuna e Prishtinës gjobitet me 20 mijë euro, publikoi në Facebook të dhënat personale të një qytetari

Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan

Oda Amerikane u bën thirrje institucioneve të reja: Jepini përparësi gazit të lëngshëm amerikan

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

BE s’e sheh gazin amerikan si opsion për Kosovën: T’i jepet përparësi energjisë së ripërtritëshme

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Gërxhaliu: Vendet e rajonit garojnë për rol ekonomik, në Kosovë është krijuar bindja se mund t’ia dalim pa qëndrueshmëri ekonomike

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente