Ky peshk është më i shëndetshëm nga të gjithë

E publikuar: 11/06/2022 22:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të gjithë e dinë se sa e shëndetshme është që të hani peshk. Jo vetëm që është plot proteina dhe ka pak yndyra të ngopura, por është gjithashtu i pasur edhe me acide yndyrore omega-3, të cilat janë shumë të dobishme për trupin.

Sipas nutricionistëve, peshku më i shëndetshëm është salmoni, i ndjekur nga sardelet, açuga, mustak, merluci dhe trofta. Salmoni është i pasur me proteina dhe aminoacide. Ai përmban gjithashtu komponentë që kanë një rëndësi të madhe për shëndetin e kyçeve.

Ndihmon gjithashtu për funksionimin e duhur të traktit tretës dhe rregullimin e insulinës. Përveçse një burim i shkëlqyer i proteinave, salmoni përmban sasi të dobishme të elementëve të tjerë si vitaminat B, dhe minerale si seleniumi, fosfori dhe kaliumi, hekuri, zinku etj.

Salmoni është i mirë për:

Sistemin nervor dhe trurin.
Zemrën dhe enët e gjakut.
Muskujt dhe sistemin muskuloskeletor.
Sytë, lëkurën dhe flokët e shëndetshëm.
Gjumin e mirë dhe metabolizmin e shëndetshëm.